O Lulzim, mos bëj sehir!…

Nga  Bledian Koka

A ka ndonjë pengesë serioze që Lulzim Basha të thërrasë një protestë në dateën 8 Dhjetor?!

Prita deri më sot ta shtroj si pyetje sepse besoj që nuk ka sot një shqiptar të arsyshëm që nuk do të donte t’ia thoshte nja dy fjalë Edi Ramës ashtu vençe para zyrës së tij, pas 1 mijë 1 poshtërsive që ka bërë e po bën sot e gjithë ditën.

8 Dhjetori nuk mund të trajtohet si ditë përkujtimore a përshpirtje për kryengritjen e shqiptarëve ndaj regjimit gjakatar të atit të bijve sot në pushtet. Pa dashur të paragjykoj ndonjë angazhim nën rrogoz të organizmit të PD-së, dyshoj se 8 Dhjetori do të prodhojë ndonjë zgjim prej letargjisë të lidershipit blu që mesa duket më shumë se me “arsye shtetërore” nuk do të ndodhë për “arsye partiake”.

Lulzim Basha ka fituar vesin e pakorrigjueshëm të zhgënjimit të pritshmërive edhe të më tëe paepurve.

Ani, gjumë i ëmbël i qoftë.

Loading...

Veçse e gjithë kjo situate e pakuptimtë e sjelljes së Lulzim Bashës në krye të PD-së më sjell në mendje një ligj mjaft interesant federal në SHBA. Atje ekziston një ligj që dënon njeriun e paaftë që ndalon në autostrade kur aty ka ndodhur një aksident.

Për çfarë arsye?

Sipas ligjit federal nëse një person i paaftë për të dhënë ndihmën e parë në një aksident qëndron në vendin e ngjarjes, ai bëhet shkak që një doktor që po kalon aty pranë ai nuk ndalon, duke menduar se njeriu që qëndron pranë aksidentit po e bën punën e tij dhe po jep ndihmën e parë të plagosurit.

Rezultati, të aksidentuarit i mohohet ndihma e parë nga një mjek sepse aty qëndroi një njeri që bënte sehir në pamundësi për ta shpëtuar, dhe ai mund të humbasë jetën.

Thënë kjo, Lulzim Basha ka edhe pak kohë të tregojë nëse ai është “doktori” apo thjeshtë një kalimtar që i ra rruga nga PD-ja e aksidentuar që gëlthet për ndihmë kuazi në grahmat e fundit.

P.S…Fotoja është një përzgjedhje rastësore e momenteve me kulminante të opozitës së paepur të Lulzim Bashës në 5 vite të qeverisjes së Edi Ramës, të tjerat janë llafe 🙂

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.