“Nuk refuzohet familja”, reagon Bufon: U riktheva në shtëpi sepse…

Xhanluixhi Bufon në fund të sezonit deklaroi largimin nga kampionët e Francës, PSG.

Ditën e sotme ai ka zyrtarizuar rikthimit tek skuadra ku ka luajtur për 17 vite, tek Juventusi.

 

 

Pas zyrtarizimit si lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”, Bufon ka postuar një status në rrjetin social “Facebook”, ku shkruan: “Kam vendosur të kthehem. Kur familja të thërret, e vetmja përgjigje e mundshme është “unë jam këtu”. Është fillimi i një rruge të re, të udhëtimit tim të gjatë. Po kthehem në vendin që jam krenar ta thërras “shtëpi”, dhe po e bëj me shpirt të pandryshuar, dashuri pafund dhe vendosmëri absolute. Ky është një fillim i ri. Disi ndryshe nga e kaluara, dhe ende e mbushur me të njëjtat emocione dhe gëzime. Kthehem në Torino, sepse e di që mund të jap akoma kontributin tim. Kthehem sepse ftesa e një “zonje”, nuk mund të refuzohet. Kthehem sepse kjo është shtëpia ime.”- ka mbyllur fjalimin e tij 41-vjeçari.buffon fb

Bufon rikthehet tek Juventusi pas një sezoni tek kampionët e PSG, dhe me shpresën se tek bardhezinjtë do të fitojë trofeun e shumë dëshiruar të Ligës së Kampionëve.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.