“Nuk jam i qetë pa e nxjerrë këtë merak”, Meta flet për krizë serioze në vend: Nëse Reforma në Drejtësi do të ishte sukses, atëherë…

“Duhet t’i bëjmë të qartë kujtdo që Kushtetutën nuk mund ta shkelë, askush, asnjë ambasador, diplomat, asnjë”.

Kështu ka deklaruar prerë Presidenti i vendit, Ilir Meta, duke e quajtur alarmant faktin që vendi sot është pa Gjykatë Kushtetuese dhe ka leshuar kritika te forta ne drejtim te zbatimit te Reformes ne Drejtesi.

Pjesë nga fjala e Metës

Kemi një krizë serioze në vend që nuk mund t’i shmangemi, jemi vend i NATO dhe kemi detyrim të garantojnë stabilitet e siguri të brendshme por edhe si vend që do të celë negociatat me BE. Pasi vendi pësoi 97 për fat të keq, një film që e kanë parë shumë, u bë një kushtetutë e jashtëzakonshme me ndihmën e Venecias dhe kontributin e personaliteteve në vend.

Pikërisht se u nxorën mësime nga 97 dhe u bë për të parandaluar një 97, për të menaxhuar kriza që mund të dalin jashtë kontrollit dhe shtytje të demokracisë drejt anarkisë.

Në 2008 mos harrojmë për dy ditë një kushtetutë e bërë me aq sakrificë, ia hoqëm, kontroll, balancë e llogaridhënie e kaluam nga një sistem parlament në një sistem të mbyllur partiak, kjo është pse sot kemi situatë, që Kuvendi nuk është thjesht funksional se dy partitë e opozitës të mënyrë të papranueshme lanë mandatet, por ka qenë jofunskional edhe kur kanë qenë ata që të jemi të qartë edhe fare të hapur.

Është folur për sukses të reformës në drejtësi. Unë i jam shmangur cështjes publikisht, për suksesin e reformës në drejtësi, bëhen 3 vite nga miratimi i saj. Dhe nuk them a është sukses a dështim, por nëse do ishte një sukses Shqipëria asnjë minutë nuk do ishte pa Gjykatë Kushtetuese. Nuk jam i qetë pa e nxjerrë këtë merak me ju, dy herë janë hedhur shortet e KLD.

Kërkon presidenti i Republikës një gjë, ta kërkon zyrtarisht, kur bëhet fjala për gjërat më të rëndësishme të një vendi, për gjykatën kushtetuese.

Historitë e peshqve i keni dëgjuar dhe dëgjojini, reforma do të jetë e suksesshme kur në vend të ketë më shumë investime gjermane, britanike, amerikane, nga vendet më të zhvilluara bizneset e të cilave kanë si kriter kryesor sistemin e drejtësisë dhe të gjykatave.

Presidenti Meta ka folur prerë sot teksa ka prekur temën e kufijve në Ballkan. Në fjalën e mbajtur sot në konferencën e organizuar nga Shoqata George C. Marshall Shqipëri në bashkëpunim me Qendrën George C. Marshall për Studime të Sigurisë në Garmish, Albanian Policy Center & Ambasadën Amerikane në Tiranë me temë “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”.

meta3

“Kam dëgjuar shpesh që thonë, ore pse të mos bashkohen të gjithë shqiptarët? Po pse të mos bashkohen të gjithë serbët, kroatët, boshnjakët dhe këto delirime gjoja patriotike më shumë se folkorizëm janë një diabolizëm i gjallë. Janë përpjkeje e politikanëve autoritarët për t’u shmangur nga llogaridhëniet e brendshme, për të provuar tema që spostojnë vëmendjen e opinionit. Është si në volejboll, Moza Ibrahimi me Ela Tasen, një pason, tjetri zhyt. Dhe ikin të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, ikin kudo dhe na ftojnë për të parë një film që e kemi parë sa shumë herë këtu në Ballkan. Bëhet fjalë për një rajon, Ballkani Perëndimor, 20 e ca milionë banorë, në një situatë kur pesha e Evropës nga pikëpamja ekonomike ka rënë në botë, pesha e kontinenteve të tjera është rritur, globalizmi vë në rrezik të gjithë vendet e vogla dhe ne thellojmë ndarjet për arsye personale”- tha ai.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.