“Nuk duhet harruar që mbretërit, filozofët dhe zonjat dhjesin njësoj si gjithë të tjerët”

Nga Endri  Shabani

Duke levizur nëpër zonat më të largëta të Shqiperisë, kam takuar një pjesë të popullit tonë, e cila ka jetuar kaq gjatë nën sundimin e liderave “heroik”, sa kur iu thua që duhet tua heqim pushtetin kryetareve dhe tua rikthejmë shqiptarevë, shqetësohen.

Iu duket e pamundur se si ne, “njerezit e thjeshtë”, do mund të marrin vendime të vështira që vetëm njerëzit “e mëdhenj” i kuptojnë.

Kjo psikologji pershfaqet në sjellje të ndryshme. Kur kryetari nuk është aty, i referohen si “i madhi fare”.

Ndërsa kur përballen me të, emocionohen, iu dridhet zëri, përzgjedhin fjalët dhe perpiqen ta impresionojnë. Në disa raste i puthin edhe dorën.

Këtyre njerëzve mund tu kisha kujtuar se ai “i madhi” shpesh është thjesht një kryehajdut apo një kryekriminel. Apo tu kisha shpjeguar jo  rrallë herë “i madhi” është nën nivelin intelektual dhe moral të shoqërisë.

Sigurisht mund të isha angazhuar në psikanalizë me ta, për të parë se si vetvlerësimi i tyre sjell zmadhimin e fuqive të liderit. Apo të diskutoja mënyrat se si clirohet njeriu nga ky sundim prej një autoriteti të jashtëm.

Por shumë prej tyre nuk ma vënë veshin. Keshtuqë, herë pas here, thjesht iu kujtoj fjalët e filozofit të Rilindjes Franceze, Montaigne, i cili thoshtë:

“Nuk duhet harruar që mbretërit, filozofët dhe zonjat dhjesin njësoj si gjithë të tjerët”.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.