Pranë Rrethit të Qytezës eshte zbuluar një varrezë e vjetër dhe pak ma larg Kisha e Shnritatit. Atje afër gjendet “Shpella e Batos”, ende e pa studiuar si duhet nga specialistët dhe e vizituar vetëm nga amatorët e shpellave dhe kërkuesit e thesareve.

Në vitin 1922 në atë shpellë kanë hyre disa austriakë, të cilët nuk lane gje të shkruar rreth saj. Ma vonë, të tjerë, të nisur nga fjalët se atje fshihen thesare, kanë zbrit deri në rrazë të shpellës dhe disa janë fut edhe në thellësi 500-100 metra, por jo me tej. Ata kanë pohue se shpella asht me një hapësirë të madhe që vazhdon gjatë, por vendi asht shumë i rrezikshëm dhe pa pajisjet e duhura nuk mund të ecet me shumë në thellësi.

Ka gojëdhana që thonë se shpella asht në formën e një tuneli që del në anën tjetër, në breg të Drinit. Se a eshte e vërtetë kjo mbetet për t’u vërtetuar.
Nisur nga emri dhe nga pozita shumë e favorëshme për luftë, një vend me pyje të dendura që e dominon plotësisht zonën, ka mendime se këtu kanë luftuar ilirët nen komandën e njerit nga Batot ilirë që ia dha emrin shpellës. Thuhet se disa njerëz që kishin hyre brenda shpellës kanë gjetë atje armë të vjetra që përdoreshin në atë kohë.

Bato ishte një ndër gjeneralët më të rëndësishëm të Ilirisë, udhehoqi kryengritjen kundër romakëve, që njihet si Kryengritja e Madhe Ilire në vitet 6-9 pas.K.

Sipas historianit romak Tit Livi, të fundit që u nënshtruan ishin fisi ilir i Pirustëve, që banonte ne territoret e krahinës së Mirditës dhe në luginën e Matit. Por edhe pas pushtimit te Ilirisë nga romakët, pirustet ruajten një lloj autonomie dhe nuk paguanin taksa.
Ka të dhëna se Bato e ka përdorur kete shpelle në rast lufte.

Afer shpelles asht vendi qe quhet qyteze e Batrave. Aty ka qene fushimi ushtarak. Shpella ka qene e pabanueshme dhe nuk jane gjetur gjurme jete brenda. Këtë e tregon dhe pozicioni tepër i vështirë sapo kalon rreth 50 metra, fillon dhe ulet kubeja, cka e bën tejet të vështirë kalimin e mëtejshme.

Aty afër ka shenja të kalldrëmit të rrugës së hershme, rruga romake Shkoder-Nish.