Një superfilm për Tropojën,kryebashkiaku viziton aktorët!

Guxim Alimani
————————

“I love Tropoja’-titullohet filmi i ri i Ermal Mamaqit i cili jo vetem skenarin por dhe shumicen e xhirimeve i ka zhvendosur në qytetin Alpin e pikerisht në Luginen e Valbonës.Pritet që filmi i ri Mamaqit dedikuar plotësisht Tropojës të tejkalojë edhe pelqyeshmerinë e madhe që kishte produksioni i tij”Dy gisht mjaltë”.
Kryebashkiaku i Tropojes Rexhe Byberaj vizitoi artistet në vendin e xhirimit dhe shtroi per ta një darkë në njerin nga resortet e zonës.Ai ju shprehu regjizorit dhe aktoreve mirnjohjen per proklamimin publik te vlerave te veçanta te kesaj treve dhe ju ofroi ndihme te pakursyer per t’ju lehtesuar perfundimin e ketij projekti i cili ne thelb eshte nje qartesim i imazhit e traditave te shkelqyera te Tropojes.
Perveç emrave te njohur të kinematografisë shqiptare si Bruno Shllaku,Bujar Asqeriu ë Marjana Kondi ne film spikat emri i aktores tropojane Arjola Demiri e cila eshte ne zenithin e saj per shkak te paraqitjeve te mrekullueshme ne teater dhe ne produksionet filmike televizive sidomos ne Kosove.Regjizori Mamaqi shprehet i mrekulluar sidomos nga pritja e banoreve e bizneseve të Valbonës dhe sidomos e autoriteteve të pushtetit vendor.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.