“Një shtet i mbytur në moçalin mafioz”- Lexoni artikullin e plotë të BILD mbi blerjen e votave në Dibër

Nga Bild:

2121

 

Një shef policie që shpik një plan për manipulimin e zgjedhjeve me një ministër. Një ministër që thërret një bos mafioz të njohur mbarëkombëtar për të folur për blerjen e votave. Një shef mafioz që mbledh kartat e identitetit. Bild publikon regjistrimet e fshehta telefonike të hetuesve shqiptarë kundër mafies.

Regjistrimet tregojnë një shembull të bashkëpunimit për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 midis politikanëve më të lartë të socialistëve në pushtet, bosëve të mafies, policisë dhe shërbyesve të lartë civilë në Shqipëri. Këto përgjime tregojnë se biznesi zgjedhor paguan për të gjithë të përfshirë:

Socialistët mbetën në pushtet.

Liderët e policisë u rritën në detyrë.

Bosi i mafies mori premtimet e mosndëshkimit.

Ka të bëjë me:

-Blerja e votimit,

-Bashkëpunimi me bandat kriminale,

-Kërcënimi dhe shantazhi i votuesve dhe nëpunësve civilë që duan të votojnë për opozitën

-përdorimi i policisë dhe bandave për blerjen e votave dhe shantazhin.

Të përfshirë në këtë rast:

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe shefi i policisë së rajonit të Dibrës, atëherë Robert Aga.

kreu i komisionit të sigurisë së Parlamentit, Xhemal Qefalia

dhe Imer Lala, famëkeq në Shqipëri- mik i Kryeministrit. Sipas hetuesve në Tiranë, një kriminel i dënuar, vajza e të cilit bën karrierë me socialistët.

Për më shumë se 25 vjet, zgjedhjet në Shqipëri janë “blerë” në vijimësi. Por kurrë nuk pati akuza reale. Edhe pas zgjedhjeve në vitin 2017 nuk ndodhi asgjë – edhe pse shkalla ishte më e madhe se kurrë më parë, siç raportojnë hetuesit me eksperiencë. Në vitin 2017, mafia e drogës luajti një rol vendimtar në mbarë vendin – ajo ka qenë e aftë të kultivojë marijuanë të pa shqetësuar dhe ka bërë pazarin me shtetin.

“Në 2016 dhe 2017 Shqipëria u bë laboratori i drogës në Evropë. Nëse oligarkët dhe shefat e klaneve vendas kishin vendosur më parë se kush do të zgjidhej, atëherë mafia e drogës kishte marrë kontrollin mbarëkombëtar”, sipas një hetuesi të Evropës Perëndimore që punon në Shqipëri.

Fillimisht, Rama me të vërtetë nisi një rrugë reformash, por në vitin 2015 e ktheu vendin në një republikë droge – Kolumbia e Evropës.

Rezultati: BE shtyu bisedimet e anëtarësimit të planifikuara për në verë deri në tetor.

Presidenti shtyu zgjedhjet komunale të planifikuara për në fund të qershorit – në një kohë të pacaktuar. Qeveria arrestoi udhëheqësit e opozitës në mbarë vendin- shembulli i ndjekur: Rusia e Punit dhe Turqia e Erdoganit.

Pas zbulimeve të fundit të BILD, kundërshtarët e qeverisë sulmuan zyrat e zgjedhjeve dhe dogjën dokumente zgjedhore në disa rajone – pati disa të plagosur. Frika: këto zgjedhje mund të ishin blerë.

Hetuesit e anti-mafies kishin pasur të dhëna nga jashtë që nga viti 2016.

Ata iniciuan ndër të tjera edhe dosjen hetimore 184, për të provuar lidhjet midis drejtuesve të drogës dhe politikës. Ata kapën shumë biseda dhe bashkëpunime midis mafies, nëpunësve civilë dhe politikanëve më të lartë.

Por, për më shumë se dy vjet, këto regjistrime janë të papërpunuara në zyrën e prokurorit të shtetit. Asnjë nga politikanët apo mafiozët që flasin qartë në kaseta për blerjen e votave dhe bashkëpunimin e paligjshëm nuk është akuzuar – ose madje dëgjuar vetëm si dëshmitar. Pjesa më e madhe e incizimeve nuk mund të fshihen.

Ka diçka emocionuese për të dëgjuar. Përafërsisht:

-Siç tha Ministri i Energjisë, pas bisedimeve, me kryeministrin Rama, i premton shefit të policisë së Dibrës, se ai mund të llogarisë një transferim në një post më të mirë për të- si një shpërblim për manipulimin e zgjedhjeve në rajonin e tij të origjinës.

-Ndërsa ndërhyn kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit.

 

– Se si një kriminel de facto kryeson fushatën zgjedhore në një rajon të tërë.

-Si kriminelët mbledhin ID nga votuesit e opozitës në mënyrë që ata të mos mund të votojnë.

-Si krimineli krenohet se ka takuar një “njeri të madh”, dmth. keu i qeverisë Rama.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.