Një rrugë të vetme Kryeministër!

Kujtimet   e Saimir Tahirit të përmbledhura në vëllimin “Kur mblidheshin rrënjët e para të hashashit

 

AGRON GJEKMARKAJ gjekmarkajKur Kryeministri Edi Rama, asokohe lider i opozitës, na pat propozuar të vetmen rrugë, shumica e shqiptarëve nuk i besuan dhe votuan kundra. Më vonë, më i rafinuar në fabul, propozoi “Rilindjen” dhe i doli mbroth. Pikërisht qysh atij momenti të pavëmendshëm ndaj kësaj oferte, banorët e një zone, punëtorë tek nuk vë, të bekuar nga Zoti për pasuritë natyrore dhe historike i kërkojnë Kryeministrit dhe ministrit të tij faqelëmuar të Infrastrukturës dhe Transporteve veç një rrugë të vetme diku nja 7-8 km. E pra, Qeveria ka shpallur me bujë e sakramend propagandistik bërjen e nja 100 qendrave të fshatrave të ndryshme të këtij vendi kaq të laskaruar e çaraveshur nga pikëpamja urbane. Vërtet kudo ka nevojë për ndërhyrje! Po kaq mirë e dimë se fshatrat e bregut si Dhërmiu, Qeparoi, Vunoi, gjysmëqyteti i Himarës janë të bukur e turistikë, ndaj investimet në to janë një vlerë e shtuar e ashtu edhe plot fshatra të tjera anembanë jugut të vendit. Por i duhet kujtuar Kryeministrit dhe ministrit Gjiknuri që është njësoj Shqipëri edhe Veriu i vendit e po kaq shqiptarë edhe banorët e tij, e po kaq të varfër e nevojtarë e kaq e kaq e kaq mund ta zgjasim pafund.

1245ae03-290c-43a7-8d6d-9dbf6164b8c3

Nuk do të habiteshim nëse Ministria e Kulturës vendos të restaurojë shtëpinë e tezes partizane të ministrushes Kumbaro apo të mbledhë në një libër intervistat e Rrapi Minos. Aspak nuk do të rënkonim habie nëse shoku Gramoz do investohej personalisht pranë Edi Ramës për të mobilizuar Grupin Parlamentar të PS-së në prerjen e kashtës për të rimbuluar kasollen e Galigatit! Fare nuk do ia merrnim për keq Fatmir Xhafës nëse do të propozonte meremetimin në Helmes të muzeut, ku u themelua rinia komuniste se helbete ka qenë sekretar i saj! Sa do të gëzohej diaspora nëse Pandeli Majko bën një antologji me këngë partizane dhe aty nga fundi fut edhe dy a tri për Ramën, teksa në kopertinë një foto të tijën shend e verë. Normale, do të na dukej gjithësa, nëse Ahmetaj dhe Gjiknuri do të bënin një tender apo PPP të mirë për të gjitha këto, përfshirë edhe lapidaret ndanë xhadesë apo spitalet partizane të Kinostudios për t’i ndrequr e namatisur pa harruar sharrën e drurit, me të cilën pritej këmbë e gangrenizuar! Me kërshëri do të priteshin edhe kujtimet e Saimir Tahirit të përmbledhura në vëllimin “Kur mblidheshin rrënjët e para të hashashit” ose ato të Ilir Beqes “Si m’u drodh dora kur firmosa koncesionin e parë”.

 

 

3c71e7f4-2d34-4d0a-a56e-66582a598ac6

Loading...

Pak nga pak duhet të mësohemi me shembjen e Teatrit dhe ngritjen e kullave me paratë, që vërshojnë rreth atyre binave! Por shumë do të habiteshim me gëzim, nëse dikush nga këta burra e gra madhështorë e sqimatarë të cilët na qeverisin, edhe pse ua thyejmë zemrën çdo ditë, do të kujtohej për Shurrdhahun e lashtë e atë të riun. Nji ishull që të le pa frymë, në mes të liqenit të Vaut të Dejës, për pozicionin dhe trashëgiminë kulturore që bart, pret një sy e pret një dorë, por këndej nga Tirana s’e ka kush mendjen te rrënjët, se këqyrin kah bashkëkohësia, kah horizontet e reja, kah krekosja e begenia, kah fjalori demokratik e politik i zgjedhur i qëruar i pabdarur nga mendimet origjinale. Për ata që nuk e dinë, aty janë muret e një kështjelle ilire, të cilat datojnë në shekullin e VI para Krishtit, një bazilikë ende në funksion e shekullit VIII pas Krishtit, disa mure kishash e altaresh po kaq të vjetra. Aty thuhej se para sa të shkelnin otomanët me kadastrën e tyre, kishte 365 altare dhe ishte një qytet i begatë. Ende ajo që ka mbetur aty, është një mrekulli e shpëtuar nga uji që e rrethon, por edhe nga devocioni i banorëve të Rragamit. Shteti duket se nuk ka kaluar kurrë asaj ane. Si fillim, nëse ushtarët e Olta Xhaçkës presin ferrat e drizat, do të ishte një shkëndijë vëmendjeje.

48a3628a-59e3-41ef-954a-4ee899dda028

Në këtë ishull shkohet me barka peshkatarësh. Të vetmit turistë janë miqtë shqiptarë apo të huaj, që për t’u shtuar ndjeshmërinë, por edhe për t’i mahnitur, mbeten ata që shpie famullitari i zonës, i cili mbështillet ende me jehun e klerikëve të mëdhenj katolikë shqiptarë. Dom Gjovalini, prej vitesh, është shndërruar në zërin përfaqësues të banorëve të Rragamit dhe Sheldisë për një rrugë të vetme 7 a 8 km që lidh këto zona mes vetit për të nxjerrë në pah të shkuarën, por edhe për të lëvizur ekonominë që lëvrin me duhanin, bujqësinë, artizanatin e tezgjahut, i famshëm edhe në Milano të Italisë. Po ashtu, një shkollë e murgeshave dinjitoze, po kaq cilësore, mbledh fëmijët e krejt zonës, por edhe të Shkodrës, të cilët udhëtojnë nëpër një rrugë ferri. Megjithëse nuk e ka humbur shpresën, fati ende nuk i ka buzëqeshur. Ai( prifti) s’do ta besojë që gjithë ajo bukuri dhe nevojë për rrugë ndëshkohet se Rragami dhe Sheldia votojnë djathtas historikisht. Ata gjind të mirë e kanë përcjellë nga gjyshi te nipi kujtimin e poetit të pushkatuar Lazer Shantoja, autorin e poezisë “Për një puthje të vetme”, të cilin kur e ëma e pa me këmbët e thyera e të kalbura, u tha torturuesve të tij “vriteni, në kini Zot, jua paguaj unë plumbin”. Po kështu e kanë përcjellë aktin gjyshërit e atyre që vranë Shantojën dhe strehuesin e tij Dom Ndre Zadejën te nipërit e vet, mbase ndonjë edhe me pushtet sesi i vramë poetët “reaksionarë”! Dom Gjovalin Sukaj po projekton një muze historiko-religjioz për martirët, por edhe për antikitetin e aspekte etnografike të krahinës gjithashtu.

8a6eb910-2c0d-4a83-8c6a-676096ced532

Kryeministri duhet ta marrë vesh se në Rragam të Shkodrës dhe kudo në Veri po krijohet një përshtypje që “Divizioni i parë sulmues” po kalon përsëri Shkumbinin si në vitin 1944, por nga e kundërta me buxhetin e shtetit ngarkuar e shprazur në zonën e parë operative dhe elektorale, duke lënë në mëshirë të fatit “reaksionarët”, që pat shtypur “divizioni i parë i gjyshërve”. Thyeje këtë tabu Kryeministër me një rrugë të vetme, se të bëhet mirë edhe ty, madje edhe Damjanit, që për mëmëdhe njeh vetëm fshatin e gjyshit. Një Kryeministër i ka të gjithë njësoj qytetarët e vet. Ne Shurrdhah është e ngulur një spirancë e rëndë e identitetit europian të shqiptarëve, e cila nuk duhet të këputet nga ndryshku i politikave tribale dhe lëbyrja me mediokritet e disa ministrave, tanimë pa sharm./panorama

 

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.