Një muaj më parë Zef Shtjefni firmosi dhe ju betua në zyrë Bashës se nuk e do e pranonte mandatin

Zef Shtjefni mori sot mandatin e djegur të opozitës në emër të Partisë Ora e Shqipërisë, por turpi i një burracaku që do ta shoqërojë në vazhdim do të jetë e vetmja vulë që do ta identifikojë kudo që do të shkojë.

Kjo pasi vetëm një burracak si ai mund ta hajë turpin me bukë brenda një kohe të shkurtër, duke ç’nderuar edhe atë që njihet si zakoni e besës te veriorët.

Për të kuptuar damkën e turpit që i ka vendosur vetes, mjafton të rithehemi pas për të parë se çfarë ka shkruar jo më larg se një muaj më parë.

Pikërisht më 16 mars 2019, kur sapo kishte dalë nga zyra e Lulzim Bashës në PD dhe ku e quante në një postim në facebook qeverinë Rama, si qeverinë e bërë njësh me krim dhe

“Zyra e Shtypit të Partisë Ora të Shqipërisë sqaron të gjithë miqtë dhe përkrahësit tanë që na kanë shkruar këto ditë për mandatet që ka dorëzuar opozita.

Dua t’ju bëj me dije se kryetari i Partisë ‘Ora e Shqipërisë’, Zef Shtjefni ka hequr dorë nga mandati që javën e kaluar në takimin me kryetarin e Partisë Demkratike Lulzim Basha në zyrën e tij!

Prandaj  nuk do të pranojmë kurrë një mandat të tillë që bie ndesh me opozitën e bashkuar dhe me interesat e shqiptarëve.

Partia ‘Ora e Shqipërisë’ përkrah protestat e organizuara nga PD dhe nga opozita dhe do jemi në shesh dhe kudo që do të ketë protesta deri në largimin e kësaj qeverie të bërë njësh me krimin. Zyra e POSH në Tiranë. “

Se çfarë e ka shtyrë Zef Shtjefnin ta hajë turpin me bukën dhe të shkelë mbi fjalët e tij, kjo mbetet për tu parë, në mos tashmë është e kuptueshme, ashtu si shumë kolegë të tij të cilët tashmë janë demaskuar në përdorjen e tyre nga Rama.

Image

 

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.