Një foto me ish – “bythëpambukun”

Gazetari Dritan Hila i konsideroi “bythëpambuk” ata që etiketuan “shpellarë” protestuesit e Unazës së Re, me referencë të qartë për Erion Veliaj, i cili i konsideroi me këtë term qytetarët që u revoltuan kundër projektit korruptiv, në Tetor 2018 e që vijojnë ende të shprehin kundërshtinë e tyre për projektin qeveritar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës zgjodhi të mos i përgjigjej gazetarit, i cili ka qenë më parë edhe zv.ministër në kabinetin “Rama 1”. Por, Veliaj zgjodhi t’i marrë “kalanë nga brenda” gazetarit agresiv, duke ia hequr nervin kundër “Rilindjes”.

Në Shkurt 2019, bashkëshortja e Hilës, gazetarja Rudina Xhunga, zgjodhi që të festojë ditëlindjen e vajzës së saj jo me një “kloun” të vizatuar, por me ‘Lali Erin”.

Në një lajm të publikuar në portalin e saj, “Dritare.net”, gazetarja Xhunga tregon se ka vendosur të urojë vajzën në ditën e saj të lindjes me një…foto me Lali Erin.

Natyrisht, kryebashkiaku Veliaj do të gjente mënyrën se si kjo foto festive të ishte në funksion të propagandës së tij. Ndaj, ai ka zgjedhur që së bashku me Rudina Xhungën dhe vajzën e saj, të fotografohen duke mbjellur pemë në zonën e Liqenit Artificial.

Prej atij momenti, gazetari Hila është ‘zbutur” me Rilindjen dhe sidomos me Lali Erin. Një foto me kryetarin e Bashkisë duket se është e mjaftueshme që tonet e ashpra politike të shndërrohen në “politikisht korrekte” përballë kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Dhe jo vetëm kaq. Por Hila tashmë ka kaluar përtej llogores së tij. Në një postim të pak ditëve më parë, ai mori në mbrojtje “Rilindjen” e Edi Ramës, përballë kritikave të gjithëanshme për vendimin e Parlamentit holandez që propozon rivendosjen e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë.

“Votimi hollandez është për vendosjen e vizave për shkak të rritjes së krimit shqiptar. Dhe, meqenëse kriminelët nuk kanë moshën 6 vjeçare (aq sa ka që qeveris Rama), të parët që duhet të turperohen janë ata përpara Ramës. T’i japim Çezarit atë që është e Çezarit”, shkruan Hila.

Në fjalë më të thjeshta, Hila është i bindur që “fajin e ka Saliu”.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.