Nikollë Lesi i shkruan Ramës: Edi harrove kur sillte materiale dhe shkrime kundër Xhoana…

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Përgjigja ime” në ERTV, ndërhyri në debatin mes dy komentuesve, në lidhje me atë që përfaqëson Rilindja.

Një qytetar me emrin “Kadri Veseli”, replikoi fort me një komentuese tjetër të quajtur “Domenika”, duke e etiketuar si një “trushpërlarë të Rilindjes”.

Në reagimin e tij nëpërmjet një video-mesazhi, Rama është shprehur se prapa “Kadriut” mund të fshihet një Fahri, Çimi, Artur, Ylli apo Nikollë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Nikoll Lesit, i cili e quan Ramën një person që ka humbur kontrollin e mendjes dhe përbën rrezik për shoqërinë.

Loading...

Në një shkrim për median që ai drejton, “Koha Jonë”, i ka kujtuar Ramës, se dikur i sillte shkrime për Xhoana Nanon, bashkëshorten e ish-kryeministrit socialist, Fatos Nano.

Shkrimi i plotë

Kryeministri Edi Rama ka patur dhe ka humbje kontrolli të mendjes. Dikur nuk përbënte rrezik për shoqërinë, sepse nuk kishte fate njerëzish në dorë, por tani që është kryeministër ai është rrezik. Mjafton të ndiqni videon e mëposhtëme, të cilën e ka postuar në profilin e tij në ERTV. Gojë çthurur, i pirë (pasi po vjen nga një drekë në Lezhë) dhe i pacipë. E keqja mbetet se ai nuk kupton se do përfundojë keq, më keq se sa disa paraardhës të tij. Mosmirënjohës në pafytyrsi, i paskrupullt në skajshmëri, Edi Rama nuk kupton se çfarë i ka bërë vetes, kur shumë mirë e di se çdo të thotë të sulmosh edhe njerëzit që e bënë të njohur (e thoshte vetë dikur në maj 2001 në qytetin e Lezhës). Lufta politike ka disa rregulla të pashkruara, por ai i ka shkelur sot duke ardhur nga Lezha dhe tashmë ai ka vetëm një zgjidhje: të urdhërojë Sandër Lleshin të arrestojë ata që do e shpojnë mu në zemër, aty ku i djeg më shumë. Vetëm Edi Rama e di mirë se ku i djeg dhe hidhet përpjetë po e sulmove. E di Rama mirë, kur sillte të “Koha Jone” materiale dhe shkrime kundër Xhoana …..në vitin 2004-2005!
Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.