Ngacmimi i minorenes nga polici, Sandër Lleshi vizitë në Malësinë e Madhe

Pas videoskandalit të ish-shefin e Policisë, Barhan Bajrakurti dhe akuzat ndaj tij se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkuar sot në Malësinë e Madh

Lleshaj do të zhvillojë një takim me strukturat lokale të policisë së shtetit.

Video e ish-shefit të policisë ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërkohë që Policia e njoftuar se Bajrakurti u arrestua menjëherë.

Një ditë më parë Shërimi për Çështjet e Brendshme në Policinë e Shtetit ka publikuar dhe materialin e parë për hetimin ndaj Berhan Bajrakurtit.

Njoftimi

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, (SHÇBA) duke marrë shkas nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme, në vleresim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar per vepren penale ”Ngacmim seksual”.

Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar ne ambjent te mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga kqyrja e baneses. Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin.

Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas per rastin ne fjale. Per kete rast po hetohet nga sektori per Krimet Kompjuterike per identifikimin e personit dergues te mesazhit dhe videos qe u dergua per publikim ne medie.

SHÇBA nxit dhe inkurajon personin denoncues apo këdo që ka dijeni për rrethana apo informacione per kete rast apo raste te tjera te  denoncojë duke u garantuar anonimatin dhe dhënien e mbrojtjes së menjëhershme. SHÇBA falenderon median për bashkëpunimin dhe garanton se do të ndjekë me seriozitet çdo denoncim të qytetarëve duke i nxitur ata të telefonojnë në numrin pa pagesë  0800900 për çdo paligjshmëri që konstatojnë nga punonjës të Policisë së Shtetit.

Sander-Lleshaj-Malesi-e-madhe-Bajrakurti (2)Sander-Lleshaj-Malesi-e-madhe-Bajrakurti (1)

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.