Nga pasuria te kontaktet e papërshtatshme, çfarë e rrezikon kryeprokurorin të ngecë në veting

Probleme me pasurinë dhe pastërtinë e figurës konstatoi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për drejtuesin e Prokurorisë së Lushnjës, Çlirim Shahinin.

Këtë të enjte, KPK zhvilloi seancën dëgjimore me kryeprokurorin e Lushnjës, ndërsa hetimi për të ishte kryer vetëm për dy kritere, atë të pasurisë dhe figurës. Ndërkohë, Shahini kishte kërkuar nga Komisioni edhe hetimin për kriterin e aftësive profesionale, por kërkesa nuk është pranuar nga KPK.

Kjo e fundit tha se ka vlerësuar që procedura e rivlerësimit për prokurorin mund të mbyllet vetëm në dy kritere. Ndërkohë që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit kishte dorëzuar një raport pozitiv për Shahinin, nga hetimi i kryer nga Komisioni rezultoi se prokurori kishte mosdeklarim, deklarim të rremë dhe mosjustifikim të pasurisë.

Hetimi i Komisionit për pasurinë, ishte përqendruar në një banesë 2-katëshe me papafingo në Sarandë, për të cilën u konstatua mungesë burimesh si dhe mospërputhje në deklarimin e bërë për ndërtesën dhe përdorimin. Sipas prokurorit, banesa përdorej nga familja dhe se pjesa e papafingos nuk ishte mbyllur ende, ndërsa nga hetimi i kryer nga KPK rezultoi se banesa jepej me qira si shtëpi pushimi në bregdet. Një fakt të tillë, sipas KPK-së, përpos hetimeve të tjera, e vërtetonin edhe njoftimet në internet ku kërkoheshin qiramarrës.

Sipas relatores Xhensila Pine, nga hetimi ka rezultuar se që prej pesë vitesh ambientet e kësaj banese jepeshin me qira. Ndërkohë, në kriterin e pastërtisë së figurës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar kishte dorëzuar një raport me konstatimin se prokurori ishte i papërshtatshëm. Sipas këtij raporti, Shahini ka pasur kontakte me një person të dënuar për trafik narkotikësh dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Sipas prokurorit Shahini, në lidhje me këto konstatime ka nevojë për hetime të thelluara. Ai tha në seancë se ka përdorur makinën e shtetasit me iniciale A.D. për të dalë jashtë vendit, por shtoi se nuk kishte njohje me këtë person. Shahini pretendoi se, në vitin 2013 i kishte kërkuar një miku të tij makinën dhe ai i kishte thënë se nuk kishte siguracion, por se mund të më gjente një makinë tjetër që ishte e këtij shtetasi.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.