Neymar i paduruar, nesër rikthimi pas dëmtimit të gjatë

Neymar e ka lënë pas dëmtimin e gjatë dhe nesër mund të kthehet në fushë, në ndeshjen kundër Monacos, ka bërë të ditur trajneri Thomas Tuchel.

Ylli brazilian nuk luan që kur dëmtoi gishtin në ndeshjen kundër Strasburgut më 23 janar, për Kupën e Francës. Autori i 13 golave në po aq ndeshje në Ligue 1 këtë sezon është rikthyer në stërvitje në fillim të prillit, por pa qenë i gatshëm të luajë.

‘Duhet të presim, kemi edhe dy seanca stërvitore, por shpresoj’, tha Tuchel.

‘Neymar është stërvitur me skuadrën, ka punuar shumë. Në stërvitje e tregon qartë padurimin, nuk ka frikë, ndjen besim’.

Thomas Meunier dhe kapiteni Thiago ende do të mungojnë, ndërkohë që Tuchel do të vendosë më vonë për të tjerë si Cavani, Di Maria Draxler e Marquinhos.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.