Nëse jeni mbi 40 vjeç ndiqni këto këshilla për fytyrën!

Shendet i Tina Turner është një shembull se mosha nuk është asgjë më shumë se një numër dhe ju mund të dukeni të reja pavarësisht nga mosha. Kjo grua edhe në moshën 76 vjeçare duket rinore si kurrë më parë. Ndoshta jo çdo grua ka gjene të favorshme për tu dukur e re në moshën 76 vjeçare, por nëse zbatoni këto këshilla do të keni lëkurë të bukur dhe të freskët pavarësisht moshës.

Përdorni hidratues me peptide: Zakonisht, hidratuesit janë konsideruar si produkte që përmbajnë kolagjen dhe substanca të ngjashme. E vërteta është se kolagjeni, pavarësisht se është i mirë për lëkurën, ka molekula shumë të mëdha të cilat nuk mund të thithen nëpërmjet lëkurës. Ju duhet të gjeni produktet që përmbajnë peptide, pasi ato mund t’ju ndihmojnë për një pamje më të mirë.

Loading...

Trajtimi i rregullt me avull: lëkura bëhet më e hollë dhe më pak elastike pas moshës 40 vjeçare, prandaj do të ketë nevojë për më tepër trajtime. Ju duhet të bëni një trajtim me avull të paktën një herë në javë dhe maskat për hidratimin e lëkurës duhet t’i konsideroni domosdoshmëri, jo luks.

Ushqim të pasur me vitamina: lëkura juaj do të duket shumë më mirë në qoftë se e ushqeni me të gjitha vitaminat dhe mineralet që ajo ka nevojë. Vitaminat që ju duhen janë vitamina B, C dhe E, si edhe acidet yndyrore omega 3, kalcium dhe hekur.

Ushtrime të rregullta: Për të mbajtur lëkurën të re, duhet të largoni toksinat nga sistemi juaj. Nuk ka mënyrë më të mirë për të bërë këtë se sa duke u ushtruar. Përfitim tjetër është fakti se do të rrisni rrjedhjen e gjakut dhe kjo është e domosdoshme për rigjenerimin e lëkurës tuaj.

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.