“Neo-opozitarët” i shpallin luftë të ashpër “plakut” të Surrelit

Bledian Koka

Ne jemi ajo cka hamë…
Kreret e rinj të opozites së re, u mblodhen pak caste më parë në sallen e kuvendit në një takim urgjent të thirrur nga kryetari i lexhendar i grupit Ylli Shehu. ERTV raporton se në këtë “briefing” të shkurtër, Zoti Shehu i komunikoi “neo-opozitarëve” të tjerë strategjinë për rrezimin e Edi Ramës. Strategjia bazë konsiston në vendosjen e muzikës tallava si zile celulari dhe mosbërja silent e telefonave gjatë kohës kur në sallë është “plaku i Surrelit”, sic dëgjuan se i thoshin rilindasit Ramës. Si “usta” i tallavse, Ylli Shehu propozoi që zilja e telefonit të grupit të ri opozitar të jetë “Largohu Mondi ti nga droga”, ky edhe si një mesazh i koduar dhe këshillë për Edi Raman i cili deklaroi dje: “kur te mos jem më do të më kerkoni”… Ndersa Albani propozoi qe te blihen 100 zara shesh besh duke protestuat për mbylljen e lojnave të fatit dhe moslejimit të lojës me zara, ose barbut sic i thonë vellezerit tanë kosovarë.
p.s…ashtu sic parashikohej, neo-opozitari Lefter Maliqi e bojkotoi takimin me Yllin dhe Albanin & Co, sepse nuk ishte dakord me vendin ku e kishte ulur shoku Gramoz. Në ëndrrën e tij të largët Lefter Maliqi kishte shpresuar se do të ulej tek vendi i Sali Berishës, por Gramozi e detyroi të ulej tek ish-karrigia e Lulzim Bashes😏😏😏

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.