Nën avujt e alkoolit europian

Nga Bledian Koka

Edi Rama është nisur me një frymë nga Brukseli në Tiranë me në xhep komentin e fermentuar të Presidenti të KE-së që e dinte se zgjedhjet lokale në Shqipëri ishin në Prill ndërsa kërkonte që votuesit të mos pengoheshin në votime në 30 Qershor. Pertej asaj që Prilli si muaj dhe 11 Qershori si datë janë dy hapësira kohore të paperputhshme as në gotën më plot të konjakut më të skaduar, fakti që Presidenti i Komisionit Europian me shumë gjasë thjeshtë ripërsëriti mesazhin e përcjellë nga celulari i Ramës tek ai i Sorecës, e nga ai i Luigit tek ai i Jean Clodit, është treguesi më real se cfarë përfaqeson administrata aktuale e BE-së në Bruksel. Sa për Edi Ramën që brohoret në Facebook “Eureka” me shpresë se grahmat balle-kazani të Jean Clod Junkerit do ti shërbejnë si alibi për të shkuar në 30 Qershor, situata paraqitet vertetë dramatike dhe aspak e qëndrueshme në komitetin qendror cerebral të shefit të qeverisë.
p.s…Zot mbaje ruaje Shqipërinë nga efektet e alkoolit europian!

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.