“Në spital me emrin Mustafa Rama?”, Kryeministri tregon çfarë do bëjë me ata që sajuan lajmin e sëmundjes së tij

Në komunikimin e tij në Facebook, Edi Rama ka paralajmëruar se do të marrë masa ligjore duke publikuar të gjithë zyrtarët e opozitës dhe mediat që publikuan lajmin e shtrimit të tij në spitalin e Berlinit.

Rama tha se me këto lajme janë shqetësuar miqtë në Shqipëri, por edhe ata ndërkombëtar.

Kryeministri tha se ishte për të qeshur fakti i lajmit të publikuar se ai në Gjermani ishte regjistruar me emrin Mustafa Rama.

“Me keqardhje për shqetësimin që është krijuar shumë kujt dhe shumë kujt në këtë faqe, s’më mbetet vetëm ti mëshiroj ata që sajuan këtë histori. Dhe duke  qenë se ndryshe nga kafshët për ta ka ligj edhe ata i kanë shkelur në mënyrë flagrante, do t’u kërkoj të përgjigjen në gjyq dhe të paguajnë sajesën që shqetësoi një dynja me njerëz. Por ky është një tjetër rast që ju miqtë të kuptoni se sa keq tallet me ju, me të vërtetën me detyrën, bota e Qimkadrinjve.

Më vjen keq cilin do që i klikon dhe i sheh këto egërsira që e përdhunojnë përditë e për natë të drejtën e informimit dhe për të debatuar me të vërtetë. Ata që ndjekin rrugëhumburit e dëshpëruar, e merrni vesh e sa për të qarë hallin jeni që mbështesni njerëz që sajojnë sëmundje për mua që t’ju japin kurajo juve. E kuptoni se në çfarë pike ka arritur që një Qimkadri që flet në emrin tuaj, ju tregon se unë qënkam shtruar prej katër ditësh në Gjermani me emrin Mustafa Rama, dmth me një emër fallco dhe me mbiemrin tim. Për të qeshur për mua dhe për të qare me ju”, ka thënë Rama.

edi rama semundja

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.