Në Ligën 2 në Spanjë kërkojnë futjen e VAR-it, shkak bëhet Rey Manaj

Në Spanjë, sistemi VAR është bërë çështje së fundmi në ndeshjen e Real Madridit.

Mirëpo, dëmtimi i pësuar nga Rey Manaj është bërë shkas që në Ligën e Dytë spanjolle të kërkohet përdorimi i një sistemi të tillë për arbitrimin.

Së fundmi, pikërisht skuadra dhe ish-skuadra e Manajt kanë kërkuar që të aplikohet sa më shpejt përdorimi i tij.

Mauro Perez, një prej drejtuesve të skuadrës së Albacetes, ka përmendur rastin e fundit të Manajt si shembull pse është domosdoshmëri aplikimi i këtij sistemi: “Ai rast i dëmtimit të Manajt do të zgjidhej ndryshe në rast se do të kishte përdorimin e këtij sistemi. E pamë të gjithë pas ndeshjes se bëhej fjalë për një goditje që meritonte ndëshkim tjetër. Jo vetëm kaq, por për Albaceten do të kishte një tjetër renditje aktualisht nëse do të përdorej sistemi VAR”.

I të njëjtit mendim ishte edhe trajneri i Granadës, ish-skuadrës së shqiptarit.

“VAR është gjithashtu i rëndësishëm në momente të tilla si ai i Manajt”, ka thënë Diego Martinez.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.