Në kujtim të Vigani Veriut

Ilir Demalia

Sot 77 vjet ma parë, shkoj nga kjo jetë, maja ma e nalt e genit Ilir, gjuhtari, poeti, dramaturgu, diplomati, politikani, kleriku, marathonamaku pavarsisë, rilindasi, At Gjergj Fishta. Nuk po zgjatem me numuru punët e tij n’dobi t’kombit e atdheut, edukimit e zhvillimit shoqnor, civilizimit e përparimit të dijes, por; boll që na dha alfabetin latin duke këmbëngulur ndryshe nga shumë drejtues të tjerë që donin gërma cirilike e harfe turke në Kongresin Manastirit, ku At Fishta ishte kryetar i Komisisë Letrare të Alfabetit, me autoritetin dhe vendosmërinë e tij, nuk lejoj dhe gjeti zgjidhjen për ndalimin e gërmave cirilike dhe harfet turke, duke na dhënë nja alfabet krejtësisht latin. Ishte Ati, qe; gjeti zgjidhjen e bashkimit dy germave dhe krijoj, LL-DH-GJ-NJ-RR-SH-TH-ZH

Kurgja tjetër mos kish ba ky Vigan i Veriut, duhet të kishte monumentin ma te madh sot mjedis Tiranës dhe Universitetin me emrin e tij. Po kush?

Ja si i pershkuen Ai, ata që ishin dje dhe janë dhe sot në krye të vendit tek “Gomari Babatasit” ne pjesën Metamorfozis, gja që tregon se sa kem ndryshue tash 110 vjet si filozofi shtetnore, drejtësie shoqnore dhe funksionimi demokratik.

Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,
se tash ma jemi tue u njoftë,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare u ban gjaku:
se për ju, po, duhet laku,
për me u vjerrë o kund m`do i shpat!
Deri dje, pa kmishë mbi shtat,
me `i gjysmë setre t`pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me `i komçë t`njtitme nën grykë:
pantallonat me “gjyslykë”
kto edhe lidhun me nji spagë:
shtatit rreshke e ba saragë,
t`tanë gordec e berbalec
pa ndo `i msim, pa ndonji dije,
me `i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nën themër:
turq a sllave a grek me zemër,
falun barkut veç Shqipnisë,
si ajo marrja e t`gjith njerzisë…
tuj u shite ju për gjithë treg,
sod na mbahi “Skandërbeg”,
e ngërdhucë, goditë, limue,
rrue, qethë, pipirique,
tash n`”smoking”, tash në “bon-jour”
ju, qi dje s`kishit as ushkuer
me lidhë brekët me nder me thanë
m`sahan t`huej gjithmonë me ngranë,
rrugën krejt na e keni zanë,
ke na shkoni pash e m`pash,

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.