Zbardhet shkaku i largimit të Hysajt nga Napoli

Në Itali e bëjnë fakt të kryer. Elseid Hysaj do të jetë me valixhe në duar sapo të përfundojë sezoni dhe që në ditën e parë të merkatos. E gjithë kjo për shkak të një prapaskene.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk ka pranuar që të jetë zëvendësues në skuadër, ndaj edhe ka ardhur ky vendim për largimin e tij. Deri më tani, dy janë pistat që shtrohen për të ardhmen e mbrojtësit kuqezi: Roma dhe Interi, të cilat kanë shprehur me kohë dëshirën për të pasur shërbimet e shkodranit.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.