“Ndjej pasiguri për jetën”, greku i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit pretendon se e kanë kërcënuar

Efthimious Efthimiou, greku i dyshuar si vrasësi i Devi Kasmit, thotë se ndihet i pasigurtë në qeli.

Ai pretendon se është kërcënuar në dhomën e paraburgimit.

Sot ishte seanca e radhës gjyqësore ndaj tij, por Efthimious nuk u paraqit në gjyq.

Killeri grek kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, por ndërkohë kishte dërguar një deklaratë për Gjykatën.

Loading...

“Dua të marr pjesë në gjyq, por nuk dua të transportohem pasi ndjej pasiguri për jetën“. Kështu është shprehur Efthimious Efthimiou në shkerësën që i ka dërguar Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Shtetasi grek Efthimious Efthimiou është i arrestuar si i dyshuar që ka ekzekutuar 41-vjeçarin Devi Kasmi poshtë pallatit të tij më 29 Janar 2018.

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.