Ndarja nga jeta e legjendës së Tiranës, Basha: Fatmir Frashëri, një yll i sportit që do frymëzojë përjetësisht brezat e rinj të futbollit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të legjendës bardheblu, Fatmir Frashëri.

Në facebook, Basha shkruan se Frashëri ishte një njeri i madh i sportit dhe se do të frymëzojë përjetësisht brezat e rinj të futbollit.

 

 

bashaa

Postimi i plotë:

Fatmir Frashëri, një njeri i madh i sportit shqiptar u largua sot nga jeta, por na la përgjithmonë si trashëgimi historinë e veprës së tij dhe legjendën që s’do pushojë së ndriçuari asnjëherë.

Një kampion i madh në fushën e futbollit dhe në pankinë, me të tre ekipet e kryeqytetit, Fatmir Frashëri, si pakkush tjetër i mblodhi sportdashësit e të gjithë Shqipërisë nën aureolën e mbrojtësit të Përfaqësueses së Shqipërisë, ndoshta i pari mbrojtës në vend që për nga popullariteti konkurronte edhe me golshënuesit.

Në një kohë të zymtë, pak yje mundnin ta ruanin shkëlqimin e tyre dhe Fatmir Frashëri ishte një yll i sportit shqiptar, që shkëlqeu për shumë dekada, edhe në periudhën pasi e la futbollin aktiv, pasi ai shkëlqeu si trajner, shkëlqeu si mësimdhënës dhe si ambasador i shkëlqyer i vlerave që përcjell sporti.

Mjeshtri i Madh i Sportit Fatmir Frashëri tashmë e mbylli edhe kontributin e tij jetësor si mësimdhënës e zbulues i talenteve të reja, por për brezat që do të vijnë, gjenialiteti i sportit të tij, intervistat për ruajtjen e vlerave të olimpizmit dhe leksioni i mbijetesës në një regjim që qëmtonte armiq edhe tek familjet e mëdha, siç ishte familja Frashëri, do të vijojnë të frymëzojnë të rinj dhe të shërbejnë si maja që duhen arritur nga brezat e ardhshëm të futbollistëve.

I paharruar do të mbetet vepra dhe kujtimi i Fatmir Frashërit të madh të Tiranës, të Partizanit, të Dinamos dhe të të gjithë Shqipërisë.

U prehtë në paqe!

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.