Ndaj Jordanisë do të luajë garda e vjetër…

Ekipi ynë Kombëtar i ka mbyllur përgatitjet në kuadër të ndeshjes me Jordaninë, përballje miqësore, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” me start në 20:00. Edhe pse janë zhvilluar vetëm dy seanca stërvitore, trajneri Panuçi ka krijuar një ide të përgjithshme rreth gjendjes dhe formës së lojtarëve që ka grumbulluar. I ndihmuar edhe nga stafi i tij, italiani ka formuar formacionin paraprak që pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë sot ndaj Jordanisë.

Kristian Panuci

Vetëm në harkun e dy ditëve dhe me vetëm dy seanca stërvitore, trajneri Kristian Panuçi ka ndërtuar skuadrën që do të hedhë nga minuta e parë. Si gjithmonë, formacioni mbahet sekret dhe lojtarët e mësojnë vetëm në mbledhjen që zhvillohet në drekën e ditës kur do të zhvillohet takimi. Edhe pse grupi këtë radhë ka mungesa të shumta, italiani nuk ka ndërmend të bëjë eksperimente. Kjo, të paktën nga sa është parë në dy seancat stërvitore dhe nga sa nënkuptohet prej rreshtimit të lojtarëve në stërvitje.

 

 

form

Panuçi duket se ka vendosur t’u besojë lojtarëve të eksperiencës. Në këto kushte, nga çka la të kuptohet në seancën e fundit stërvitore, italiani pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë Strakoshën, dyshen Mavraj e Gimshiti në qendër të mbrojtjes dhe të mbështetur nga krahët me Hysajn në të djathë dhe Lenjanin në të majtë. Përpara mbrojtjes do të qëndrojnë Basha në rolin e regjisorit dhe Lila atë të shkatërruesit. Ndërsa, përpara tyre pritet të rreshtohen në vijë të drejtë Memushaj në qendër, Grezda në krahun e majtë dhe Gavazaj në të majtin. Në mungesë të Sadikut, Cikalleshit, por edhe të Gurit, Balaj pritet të jetë në majë të sulmit. Nuk përjashtohet as aktivizimi i Berishës në miqësore, për t’i dhënë minuta apo edhe i Binakut apo Ndojit në të majtë.

Loading...

STRATEGJIA

Shqipëria do të luajë sot hapur dhe pa frikë ndaj një kundërshtari që nuk është shumë i rrezikshëm. Por duke marrë parasysh faktin se mbrojtja jonë ka pasur probleme, duke pësuar rregullisht dhe duke mbajtur në alarm Strakoshën, Panuçi ka vendosur të riparojë këtë repart. Për të bërë një mbrojtje më solide, italiani ka menduar të mbrohet që në mesin e fushës atje ku sulmet e kundërshtarëve nisin dhe bëhen të rrezikshme.

Pas shumë kohësh, në mesfushë rikthehet Lila në rolin e shkatërruesit. Ndaj edhe sot pritet që Shqipëria të rreshtohet në këtë mënyrë me skemën 4-2-3-1. Do mbrohet me forca të shumta dhe do sulmojë me të paktën pesë lojtarë; Bashën e Memushajn, që do bëjnë organizimin e lojës në mbështetje të Grezdës, Balajt dhe Gavazajt. Në këtë miqësore, italiani do t’u japë mundësi disaminutëshe edhe lojtarëve që janë thirrur rishtas në Kombëtare, por edhe të tjerëve si Berisha, Manaj ose Egzon Binakut në të majtë të mbrojtjes dhe sposton Lenjanin përpara në mesfushë apo të ketë minuta edhe për edhe Ndojin.

SEANCA E FUNDIT

Seanca e fundit përgatitore në kuadër të përballjes miqësore me Jordaninë kishte ngarkesë të madhe. Italiani e filloi këtë seancë përmbyllëse me një fjalim të shkurtër ku pyeti lojtarët nëse kishin ndonjë shqetësim dhe më pas u kërkoi të japin maksimumin. Menjëherë pas nxehmjes së zakonshme që u shoqërua me ushtrime aerobike, grupi nisi punën nën drejtimin e Panuçit.

Krahas skemave të ndryshme, kryefjalë në seancën përmbyllëse ishin goditjet standarde. Italiani aplikoi disa skema mbrojtëse dhe sulmuese në goditjet e dënimit dhe ato nga këndi, me qëllim që ta konsolidojë skuadrën në repartin e prapavijës, i cili në ndeshjet e fundit ka pësuar rregullisht nga goditjet standarde. Me gjithë ngarkesën e lartë që pati seanca përmbyllëse, e cila u zhvillua paraditen e djeshme në ambientet sportive të kompleksit “Tropikal”, gjithçka shkoi për mrekulli. Asnjë incident (dëmtim) nuk u regjistrua për fat të mirë dhe zgjedhjet e trajnerit do të kushtëzohen vetëm nga idetë dhe plani i tij për dy sfidat.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.