NARD NDOKA ‘IA NUMËRON NJË NGA NJË’ OPOZITËS SË RE: VRANË VETEN, NUK I VRAU NJERI

Ish-deputeti Nard Ndoka “mëshiron” përfaqësuesit e opozitës së re, duke thënë se kanë “vrarë veten politikisht”.

Aleati i Bashës thotë se deputetët opozitarë në parlament do hanë turpin me bukë edhe për disa javë.

Shkrimi i plotë:

Vranë vetën; nuk i vrau njeri!

Partitë politike, aleate të PD-së, që në historinë e tyre elektorale nuk kanë marrë mbi 10 mijë vota (mandati i një deputeti); nuk kanë të drejtë politike as morale të deklarojnë, se përfaqesojnë opozitën apo partinë e tyre në kuvend.

Thjesht të hanë turpin me bukë edhe për disa javë, por moral mos të na bëjnë!

Partia Demokratike e Shqipërisë ka ruajtur edhe nëpërmjet koalicionit perfaqesimin plural tek e djathta ndërvite; kuptohet me probleme, ulje e ngritje, xhelozi e intriga politike; ku disa parti janë dëmtuar politikisht, përfshire edhe Demokristianët Shqiptarë!

Sot, e djathta është plurale; mozaik vlerash në përfaqesim, idesh, programesh, që në këtë senc plotësohet totalisht spektri politik i qendrës së djathtë.

Kush vret vetën politikisht; nuk i bëhet as funeral!

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.