Murinjo shpërthen: Tifozët më fyen për 90 minuta, mua dhe Interin. Nuk do e bëja atë gjest nëse…

Hoze Murinjo reagoi ashpër ndaj tifozëve të Juventusit në fund të ndeshjes, dhe portugezi në konferencën për shtyp tregon gjithçka në lidhje me këtë rast:

murinjp

Loading...
Më kanë fyer për 90 minuta. Erdha këtu për të bërë punën time, asgjë më shumë. Erdha si profesionist. Ndoshta nuk duhej ta bëja atë që bëra, nuk do e kisha bërë nëse do isha më i ftohtë. Por, ju them se për gjatë të gjithë ndeshjes, kam dëgjuar të shara në drejtimin tim, familjes sime dhe në drejtim të interistëve. Ndeshja? Bëmë një paraqitje fantastike. Juventusi ka një potencial të madh, por ne nga minuta e parë provuam fatin tonë, që na erdhi në fund të ndeshjes. E nisëm pak të ngurtë në mesfushë ndeshjen, por më pas filluam të krijonim. Këto 3 pikë janë shumë të rëndësishme për ne” – deklaroi Murinjo.

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.