Mrekulli në Velipojë, vrojtuesi bregdetar rikthen në jetë pushuesin 15-vjeçar

Ndërhyrja në kohë e një vrojtuesi sot në Plazhin e Velipojës, i ka shpëtuar jetën një 15-vjeçari që rrezikoi të mbytej.  Rodens Lesha i ka dhënë ndihmën e parë pushuesit 15-vjeçar me inicialet E.H, i cili u nxorr nga deti në gjendje mjaft të rëndë. Përmes frymëmarrjes artificiale, të riut i janë rikthyer shenjat e jetës, dhe me transportimin drejt qendrës shëndetësore, ai tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Rodensi i ka dhene ndihmen e pare duke e rianimuar dhe me pas, pasi ka arritur ti ktheje shenjat e jetes e ka transportuar te riun pa humbur kohe drejte qendres ambulatore me te afert. Fale Zotit dhe nderhyrjes se menjehershme te Rodensit djali 15 vjecar eshte nen kujdesin e mjekeve dhe jashte rrezikut per jeten”, shkruan në rrjetet sociale Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpetimit ne Uje”

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.