Moti/ Sinoptikanët: Nesër rritet rreziku për zjarre, temperaturat shkojnë…

Rreziku nga zjarret ne pyje do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme, raporton IGJEUM. Nesër (e shtunë, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë maksimumi 34 ne vendet e uleta.

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e premte, dt.10) dhe nesër (e shtunë, dt.11) pritet nivel “I MODERUAR” i rrezikut në shumicën e qarqeve të vendit, përveç qarqeve Korçë dhe Gjirokastër, ku pritet niveli “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Korçë (Lindje) dhe qarku Gjirokastër (Veri). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme.

 

 

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.10) dhe nesër (e shtunë, dt.11) mundësitë për reshje janë të pakta, në përgjithësi, lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

igj1

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 32 °C
në vendet e ulëta: 22 / 34 °C
në vendet malore: 15 / 30 °C

ERA

igj2
Sot pasdite (e premte, dt.10) dhe nesër (e shtunë, dt.11) era do të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.