“Mos u dashuro pas një gruaje që lexon…”

Poezia që u duhet varur meshkujve në qafë!

 

– Mos u dashuro pas një gruaje që lexon,

pas një gruaje fort të ndjeshme,

pas një gruaje që shkruan.

 

– Mos u dashuro pas një gruaje të mençur,

magjistricë, të krisur, të marrë.

Mos u dashuro pas një gruaje që mendon,

që e njeh botën,

e zonja për të marrë krahë.

 

– Pas një gruaje besimplotë në vetvete.

Mos u dashuro pas një gruaje që qesh

a qan tek bën dashuri, që di

të shndërrojë shpirtin e saj në mish,

sidomos pas një gruaje që dashuron poezinë

(ato janë më të rrezikshmet),

a pas një gruaje që mund

të rrijë gjysmë ore para një tabloje e s’jeton dot pa muzikë.

 

– Mos u dashuro pas një gruaje energjike, të hareshme,

të kthjellët, rebele, moskokëçarëse.

Mos të qëlloftë të dashurohesh pas një kësi gruaje,

se kur dashurohesh pas një gruaje të tillë,

në qëndroftë apo jo pranë teje,

në të dashtë apo jo,

një grua të tillë, s’e harron dot më.

Kurrë!

Vargjet e mësipërme të mrekullueshme janë të shkrimtares Martha Rivera-Garrido, Repubika Domenikane, 1960 dhe në kohën e rrjeteve sociale janë të shpërndara me miliona herë.

Me të drejtë në fakt, pasi janë të mrekullueshme, ashtu edhe si shumë poezi, proza e shkrime të tjera të Martha-s.

Në vijim të këtyre vargjeve të mrekullueshme, ju sjellim edhe një copëz tjetër nga pasazhet e veprave të Martha Rivera-Garrido.

Bëhet fjalë “se çfarë do të thotë të jesh në një marrëdhënies”, mos e humbni...

  • Të jesh mirëkuptues nuk do të thotë thjesht të kuptosh.

Mirëkuptimi është një akt i ndërsjellët, reciprok, që bazohet në një lidhje shpirtrash, në një vështrim, thellë, brenda tjetrit.

Loading...

Duke e mirëkuptuar tjetrin arrijmë që ky të kuptojë vetveten.

Të ndash me tjetrin nuk do të thotë që, njëkohësisht, në atë çast, të jesh pranë tij.

Bëhet fjalë për të ndërtuar çastin bashkërisht, ndërsjellshëm.

Bëhet fjalë që secili, edhe në vetminë e tij, të arrijë të përjetojë saktësisht atë që përjeton tjetri.

Pra, të jetë tjetri.

Të kënaqesh nuk do të thotë të dëfrehesh, apo të argëtohesh (mund të dëfrehemi, të argëtohemi me çdo person apo persona, me të cilin apo të cilët kontaktojmë).

NË ÇIFT, KËNAQËSIA KA NJË NGJYRIM KREJT TË NDRYSHËM: MUND TË JETË NJË PËRQAFIM I THJESHTË, KUR TAKOHESH NË RRUGË, PA BËRË ASGJË TJETËR, AMA NDIEN SE KE BËRË GJITHÇKA; PROVON NJË PREHJE TË LUMTUR, THJESHT, SE KE PRANË TJETRIN.

Mund të jetë, thjesht, një buzëqeshje, njëherazi e të dyve, një notë e njëjtë muzikore, një pritshmëri që përmbushet gjerësisht.

Aftësia për të qenë orë të tëra vetëm me dikë, duke shkëmbyer fjalë dhe heshtje dhe, pa pasur nevojën e askujt tjetër më, ndihesh se je në një hare të vërtetë.

Kënaqësia nga prania e DIKUJT është kur njeriu ndien sikur të jetë midis një turme, ku ka vetëm dy persona, dhe ata të dy janë gjithë bota.

Gëzimi në këtë rast nuk do të thotë thjesht të gëzosh.

Në një marrëdhënie plotësimi, gëzimi është më shumë se kënaqësia në një orgazëm.

Kënaqësi të vërtetë ndiejnë ata që duan të mbeten aty kur mbaron akti.

Në një marrëdhënie të shëndetshme lumturia nuk është një projekt. Është diçka që ndodh tinëzisht.

Diçka që ndodh, shpesh herë, pa e kuptuar ne.

Ka plot njerëz që një marrëdhënie e shëndetshme nuk e kanë provuar dot kurrë.

Është një marrëdhënie e rrallë.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.