MOS SHKONI DERI NË KAVAJË, U PËRDHUNOJ UNË KU TË DONI

Nga Bledi Mane

E dini ju kur kam lindur, si jam rritur, ku jetoj? Ne pranveren e vitit 1997 kur u linda ne maternitetin e nje province, te qarat e mia nuk degjoheshin. Zhurma e bresherive te kallashnikoveve dhe granatave e meknin zërin tim. Prinderit me pas me plasen te shtepia e gjyshes dhe babi mori mamin e nga Vlora shkuan me skaf ne Itali. Porsi disa prej djelmoshave te kohes, edhe babai im nuk i rezistoi dot tundimit. Si dhender i ri qe ishte dashuronte paratë, jo nënën. Vit pas viti me munguan perkedheljet e prinderve por jo etiketimet dhe fyerjet e njerezve ne qytezë. Per ata une isha kopili, djali i nje prostitute qe e shfrytezonte burri rrugeve te Italise derisa kur u bera adoleshent, mamin dhe babin e kthyen nga Italia dhe babi nga frika se mos nëna ime e kallezonte ne polici, u sforcua duke na mbajtur si nje familje sa per sy te botes. Brenda mureve te shtepise tone kishte sherre, dhune, zhurma, ulerima, mallkime, asnje puthje, aspak dashuri dhe keshtu te copetuar me tresh me leket e kurvellikut te mamit bleme shtepi dhe dyqan ne Tirane. Jeta e re ne kryeqytet mbartte historite e vjetra dhe une çdo natë nga sherret e prinderve degjoja lloj-lloj poshtersish dhe historish qe me kepusnin edhe shpirtin më këpusnin edhe lidhjet me prinderit. Ne kishim prona, kishim leke, kishim armë, kishim makina por nuk kishim as komunikim njerezor e as respekt. Po rritesha si marinari qe lundronte oqeaneve por kurre nuk ishte pasur shansin sikur nje here te vetme te kridhej ne dallget e detit. Ushqehesha me hashash, me kokaine, me pizza, me alkool, me urrejtje por kurre nukmë ushqyen me dashuri dhe perkedhelje. Shkoja ne shkolla te shtrenjta por kurre nuk me mesuan ne shtepi me norma njerezore. Ndjeja adrenalinen e ngarjes me shpejtesi te makinave por asnjehere nuk u sperkata me eliksir dashurie. Sa me shume rritesha, aq me shume njihja fyerjet e nje mashkulli ndaj femres siç bente babai im me nënën. Sa me shume burrerohesha, aq me shume me eksitonte dhuna e nje mashkulli ndaj femers siç bente babai im. Ne shoqerine time ne rruge ka vetem fyerje, droge, bixhoz dhe dhunë. Ne shkollen time te shtrenjte ka veç pordhë, luks i shfrenuar, bullizem, droge, injorance kolektive. Ne shtepine tone ka fyerje, klithma, dhunë, gjak. Ne televizorin tim ka lajme me plagosje, me vjedhje, me vrasje, trafik droge. Ne celularin tim ka lajme portalesh me gjak, armë, këngë me tekste te dhunshme, ka porno perverse… Une nuk kam dashuri per askend, jam rritur per te urryer. Ndaj nëse ndonjë vajzë me dashuron, nuk me besohet. Me duket sikur babai im qe fyente dhe dhunonte nënën e ua shiste per seks jo vetem shokeve por edhe klienteve ne rruget e Italise. Gjithesesi mos u merzisni. Kur te rritem do e korigjoj veten e do bëhem deputet. Brengat e jetes time nuk do pasqyrohen fare ne oratorine time, ne sjelljen time! 🤦‍♂️🤦‍♂️🤦‍♂️

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.