Mos “rregullo” më hapesira publike me paratë e taksave tona! Me mire vidhi direkt nga llogaria bankare!

Elvis Çefa

O Erion Hajni!

Të lutem t’i bësh të paktën një nder këtij qyteti…

Mos “rregullo” më hapesira publike me lekët e taksave tona! Me mirë vidhi direkt nga llogaria bankare!

Kështu kursen kohë e letra, nuk bën tender për të bërë “punë publike” e nuk lodhesh kot me falsifikime për procedura burokratike…

Por mbi të gjitha, edhe dëmi që i bën Tiranës është më i vogël!

Nëpër rrugë do të ketë më pak pluhur e baltë…

Do të kete me pak lulishte prej betoni, nga ato qe ke qejf ti…

Do te ketë më shumë pemë dhjetra vjeçare të paprera (si ato që kishte parku Rinia), nga ato që prodhojnë oksigjen…

Erion Betoni, ji më i zgjuar, ki pak mëshirë…

Ti për këtë popull jeton 150 vjet, por ky ajër i ndotur thithet njësoj edhe atje në kodër, tek shtëpija jote!

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.