Mos i besoni tani në ikje, bëni kujdes me deklaratat e ambasadorit Lu

Redin Hafizi

Shqiptaret te kene kujdes me deklaratat e ambasadorit Donald Lu. Ai deklaron se mund te ndihmoje me prokurore amerikane per ceshtjen Tahiri, nderkohe qe njihen praktikat amerikane me agjenci investigative te kontraktuara. Agjentet e ketyre kontraktoreve shpesh jane specialiste te CIA apo edhe FBI te dale ne pension (agjentet e sherbimit nderkombetar dalin shpejt ne pension,por betimin e mbajne). Pra Donald Lu, ne ikje e siper kerkon te beje edhe nje favor Fondacionit per Shoqeri te Hapur, duke i bashkangjitur nje agjenci investigative private me reputacionin e CV-ve te tyre. Keta punojne per para dhe betohen ne kushtetuten e USA, pra nuk u intereson kushtetuta e Shqiperise.

Deklarata e djeshme e ambasadorit amerikan Lu.

Pyetje: Ambasadori Lu, gjatë takimit tuaj me Ministrin Xhafaj, a biseduat çështje korrupsioni të nivelit të lartë, si ajo e Saimir Tahirit?

Përgjigje- ambasadori Lu: Çështja e z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.