Mori dritën jeshile nga Veliaj, firma e cila do të mbledhë tarifat e parkimit me pronar ish-ministrin gjeorgjian të dënuar për lidhjet me krimin

“Pay and Go shpk” është kompania, të cilës Bashkia e Tiranës i ka dhënë të drejtën për mbledhjen e tarifave të parkimit.

Kjo kompani është e lidhur me ish-ministrin gjoergjian, David Kerazhvili, i cili është dënuar për lidhje me krimin.

Siç ka zbuluar Shijak Tv, “Pay and go” u regjistrua në Shqipëri në 2015-ën, me pronar kompaninë “Untag Community”.

Kjo e fundit është regjistruar në Angli më 11 gusht 2014, me pronar shtetasin gjeorgjianDimitri Chikovani.

Ndërsa administrator i kompanisë është shtetasi tjetër gjeorgjian Otar Mgeladze.

Kjo është lëvizja më e fundit e Erion Veliajt e kryer të enjten e 31 janarit.

MAFIA GJEORGJIANE

“Pay and Go shpk” kompania të cilës Bashkia e Tiranës do t’i japë shërbimin ekskluziv të mbledhjes së tarifave të parkimit, është e lidhur me ish ministrin gjeorgjian të dënuar për lidhje me krimin David Kezerashvili. Kompania Pay and Go u regjistrua në Shqipëri në vitin 2015 me pronar kompaninë “Untag Community”, të regjistruar në Angli në 11 gusht 2014, e cila ka pronar shtetasin gjeorgjian Dimitri Chikovani dhe administrator, prej vitit 2017, shtetasin tjetër gjeorgjian Otar Mgeladze. Cila është lëvizja e fundit e Erion Veliajt kryer të enjten e 31 janarit, vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve lokale? Pas edicionit informativ do të ndiqni të plotë një material investigativ mbi abuzimin me tenderin për mbledhjen e të ardhurave nga parkingjet publike në Tiranë.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.