“Mona si skllavja Izaura”/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Laucjo e krreu kokën e vet

Më herët gjatë kësaj të enjte, Kryeministri Edi Rama e krahasoi Monika Kryemadhin me një personazh telenovelash, skllaven Izaura. Kësaj deklarate, kryetarja e LSI-së iu përgjigj gjatë një lidhje me video në emisionin të “Paekospozuarit” në News24.

“Më e forta që kam dëgjuar këto kohë është që Rama e bën për të tërhequr vëmendjen, ku është vëmendja, Babalja, por nuk e ndjek më populli me interes telenovelën. Kur po bëhej gati të dilte një personazh tjetër, Ezeli i PD, dhe Izaura, skllavja Izaura, në versionin Luli dhe Mona. Nga këto po e tërheqim ne vëmendjen”, u shpreh Rama me ironi, nga foltorja e Kuvendit.

 

Ndërsa, përgjigjja e Kryemadhit në të “Paekospozuarit” ishte: Për Ezelin le ti flasi Luli. Ai le ta shikojë Ezelin nga Surreli, ndërsa për Izaurën duhet të them që mesa duket nuk e paska parë filmin deri në fund. Se Izaura te filmi përfundoi e lumtur me burrin e vetë, ndërsa Leoncja, që është Rama, a e hoqën qafe, a vrau veten, këtë nuk e di, por e di që krreu atë kokën e vet. Kështu që duhet të shofi filmin deri në fund përpara se të përdorë epitete”.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.