Ministria e Financave i përgjigjet Voltana Ademit: Janë ekzekutuar të gjitha pagesat

Nje dite pas ankese se bere nga kryetarja e bashkise se Shkodres, Voltana Ademi, se  Dega e Thesarit i ka bllokuar pagesat e bashkisë për shërbimet dhe investimet, e per kete ka informuar me leter edhe ambasadat, ka reaguar me nje sqarim Ministrja e Financave dhe Ekonomise.

ministria-e-financave

 

 

Permes deklarates per mediat, si reagim ndaj Ademit, Ministria sqaton se “Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër,  të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore”.

Deklarata e Ministrise 

Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi.

Përsa i përket kësaj situate, Ministria  e  Financave  dhe Ekonomisë sqaron se: Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër,  të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.

Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega  e Thesarit, Shkodër,  ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm  përsa më sipër.    Kështu që bazuar mbi të gjitha  këto arsyetime që paraqitëm më lart,  Ministria e Financave  dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster  ESHTE NE FUNKSION TE ZBATIMIT TE LIGJIT për të gjithë  qytetarët njësoj pa dallime.

Denoncimi i Voltana Ademit 

Denoncimi u bë dje nga vetë Bashkia e Shkodrës, e cila i është drejtuar me një letër ministres së Financave, Anila Denaj, në dijeni edhe të ambasadorëve në Tiranë. “Ditën e sotme, Dega e Thesarit në Shkodër nuk ka pranuar të kryejë veprimet përkatëse për likuidimin e faturave për shërbimet e Bashkisë së Shkodrës. Po ashtu, kjo degë nuk ka pranuar as ato procedura për të cilat është autorizuar zv.kryetarja e Bashkisë Shkodër.

Me këto veprime të jashtëligjshme nuk po bllokoni kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, por qytetarët dhe shërbimet ndaj tyre. Ju keni bllokuar sot rikonstruksionin e rrugës Oblikë-Velinaj-Alimetaj, shërbimin e gjelbërimit, shërbimin e varrezave, shërbimet për mirëmbajtjen e stadiumit ‘Loro Boriçi’ e të tjera punë në proces, si projektimet dhe vijimin e investimeve me fondet e veta të Bashkisë së Shkodrës, pasi qeveria e ka ‘nxjerrë nga harta’ e investimeve Shkodrën prej gjashtë vitesh”, thuhet në letrën e kryetares së bashkisë, Voltana Ademi.

Duke përcjellë një email që ka marrë nga Dega e Thesarit, bashkia shprehet se arsyeja e këtij bllokimi është mbarimi i mandatit të kryebashkiakes. “Përmes një emaili të orës 15:02 të ditës së sotme, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, na është komunikuar se ‘…sipas ligjit, kryetares së bashkisë i mbaron mandati në datën 20.08.2019, ora 16:30 sipas orarit zyrtar, për ditët në vijim do të jetë Këshilli Bashkiak që duhet të zgjidhë problemin’, thuhet në letër, ndërsa sqaron se ‘në asnjë ligj apo akt nënligjor nuk është Ministria e Financave që gjykon mandatin e kryetarit të bashkisë apo atë çfarë bën një Këshill Bashkiak.

Ligji 139/2015 ‘Për vetëqeverisjen vendore’, neni 60, pika 4 përcakton se ‘Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin ku bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës’”. Kryetarja e Bashkisë Shkodër, në letrën e saj dërguar ministres së Financave, shprehet se Dega e Thesarit po vepron sipas urdhrave politikë dhe jo zbatimit të ligjit. “Komunikimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit përmes Degës së Thesarit Shkodër është i pakuptimtë dhe në shkelje të ligjit. Nëse po përpiqeni të veproni në bazë të urdhrave politikopartiakë, në shkelje të Kushtetutës e të ligjeve në kundërshtim, me kartën e autonomisë vendore, ligji 139/2015 ‘Për vetëqeverisjen vendore’, duke bllokuar aktivitetin e saj administrativ dhe financiar të qeverisjes vendore, konkretisht Bashkinë e Shkodrës, do të përballeni me reagimin tonë institucional dhe qytetar”, thuhet në letrën e kryebashkiakes Ademi.

“Ju kërkojmë të tërhiqeni sa më shpejt nga një qëndrim i tillë, duke qenë thjesht zbatues të ligjit dhe jo i orientimeve partiake-politike, që dëmtojnë Shkodrën dhe qytetarët e saj”, përfundon letrën e saj kryetarja e Bashkisë Shkodër.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.