Ministri slloven: S’mund të ndërhyjmë te pesë vendet që se kanë njohur Kosovën

Ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec tha se Sllovenia është e interesuar të investojë në Kosovë. Por kur u pyet specifikisht për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, ai tha se Sllovenia nuk mund të ndërhyjë në çështje e brendshme të shteteve.

Këto komente ai i bëri pas takimit me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli

Kryediplomati slloven, u zotua se do ta mbështes heqjen e vizave për kosovarët në mënyrë që të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian

“Ne kemi marrëdhënie tradicionale shumë të mira. Ne këtu kryejmë detyra humanitarë. Ndihmojmë edhe përmes EULEX-it. Nëse shohim rezultatet e vitit 2017 bashkëpunimi ekonomik është rritur për 3 për qind. Dëshirojmë ende të investojmë në Kosovë. Investitor është IPKO”.

“Ne do të identifikojmë fushat ku mund të bashkëpunojmë, fusha e bujqësisë e marrëdhëniet politike. Jemi të detyruar dhe me dëshirë të mbështesim Kosovën për integrimet euroatlantike. Kam ofruar ndihmën e Sllovenisë për procesin e reformave. Reformat jepni një bazament të mirë për zhvillim, reformat e fundit në drejtësi”.

Loading...

“Sa i përket Interpolit Sllovenia ka mbështetë gjithmonë anëtarësimin. Por sa i përket pesë vendeve bëhet fjalë për çështje të brendshme të shteteve dhe e kemi vështirë të ndërhyjmë në çështje të brendshme”.

Ministri slloven ka shtuar se është e domosdoshme që të vazhdoj dialogu me Serbinë.

“Sa i përket dialogut, është e domosdoshme të kemi dialog mes Kosovës dhe Serbisë”.

Pacolli tha se në takimin me homologun slloven diskutuan për bashkëpunimin ekonomik dhe integrimin evropian të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Patëm një bisedë konstruktive. Folëm për mbështetjen që Sllovenia e jep Kosovës, historikisht ka dhënë kontribut të madh. Folëm për bashkëpunimin ekonomik, për integrimet e Kosovës dhe planet e ardhshme. Sllovenia është duke dhënë kontribut të madh në shtet-ndërtimin e Kosovës, kjo dëshmohet me prezencën e KFOR-it”.

“Kjo është dëshmuar edhe ekonomikisht. Sllovenia është në vendin e parë sa i përket investitorëve të huaj. Kemi folur edhe për vështirësitë që Kosova ka në rrugëtimin e integrimeve. Morra mbështetje të madhe, Sllovenia do të qëndrojë prapa Kosovës sidomos në organizata që Kosova nuk është pjesëmarrëse”.

“Kemi marrë mbështetjen që Sllovenia do të na ndihmoj për anëtarësim në Interpol dhe UNESCO. Opsionet e bashkëpunimit mbeten të hapura. Konsiderojmë se Sllovenia ka qenë dhe mbetet partner i rëndësishëm”.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.