Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç:A e hapët Kutinë e Pandorës, iku tani mbaroi nuk ka më, …

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç në krah të zëdhënëses së Jashtme të Rusisë, ka lëshuar një mesazh të fortë për të gjithë ata ndërkombëtarë që janë kundër idesë së rishikimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

‘Ata që kufijte tanë i shkatërruan, ata të cilët na bombarduan, tani bëhen të gjalle dhe thonë që s’ka më ndryshim kufijsh.

A e hapët Kutinë e Pandorës, iku tani mbaroi nuk ka më, nuk keni më gojë të flisni. Si nuk ju vjen turp. Ca është kjo hipokrizi’, është shprehur ministri i Jashtëm i Serbisë.

Loading...

Por Ivica Daçiç nuk është ndaluar në deklaratat e tij kërcënuese, pasi në krah kishte zv/ministren e Jashtme të Rusisë.

‘Kjo ka lidhje edhe me Maqedoninë e njohën pavarësinë e Kosovës dhe tani thonë s’ka ndryshim kufijsh. Po ca është kjo kur të vjen rreziku në derë thoni që s’ka ndryshim kufijsh?’, ka thënë gjatë fjalës së tij, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.