MINISTRI I JASHTËM GJERMAN: HEQJA E VIZAVE NUK ËSHTË DHURATË, KOSOVA I KA PËRMBUSHUR KUSHTET

Ministri i Jashtëm gjerman Michael Roth, është shprehur se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave.

‘Ne nuk e promovojmë atë si një dhuratë bujare, por sepse Kosova i ka përmbushur kushtet e BE. BE nuk duhet të japë përshtypjen se ne s’po lëshojmë pe gjithnjë dhe përsëri. Në qoftë se ne lemë një vakum në Ballkanin Perëndimor, forcimi i shtetit të së drejtës dhe demokracitë e tyre, do të ndahen me vendet si: Kina, Rusia, Turqia’, ka thënë Roth në një intervistë për Der Spiegel.

Roth ka shtuar se është kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi, duke thënë se një ide e tillë provokon ndarje të reja në rajon.

‘Ky propozim nuk qetëson, por provokon ndarje të reja. Nuk duhet të lënë asnjë dyshim se e ardhmja e shoqërive në Ballkanin Perëndimor është shumë etnike dhe shumë-fetare. Nuk mund të ketë demarkime të reja përgjatë etnive’, ka thënë ministri gjerman.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.