Milan-Juve luhet të dielën, mësoni çfarë ka bërë sot Gonzalo Higuain

Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në Serie A është ajo mes Milanit dhe Juventusit, e cila do të luhet të dielën në orën 20:30 në “San Siro”.

Ndërkohë, lajme të mira nga vijnë nga Milanello për tifozët kuqezinj.

Sipas “Sky Sport”, Gonzalo Higuain është kthyer të stërvitet me skuadrën mëngjesin e sotëm dhe pritet të jetë në fushë për ndeshjen ndaj bardhezinjve.

Loading...

Sulmuesi argjentinas nuk ka qenë në dispozicion të skuadrës në takimin e luajtur dhe barazuar 1-1 të enjten në mbrëmje në fushën e Betis, i vlefshëm për javën e katërt të Europa League, për shkak të një dëmtimi të pësuar në kurriz në sfidën e fundit të kampionatit të luajtur kundër Udineses në transfertë.

“El Pipita”, i cili u transferua këtë verë te kuqezinjtë nga Juventus, është golashënuesi më i mirë i “Djallit” në Serinë A, me 5 realizime deri tani.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.