Mihali të rreh vetë, Edi Rama të rreh me policë/ Reagimi epik i analistit…

Analisti Neritan Sejamini ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me incidentin e ndodhur mes Mihal Kokëdhimës, pronarit të një lokali në Porto Palermo, dhe një grupi turistësh spanjollë.

Sot Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë me burg për Mihalin, lokali i tij u mbyll dhe në derën e tij, ishte lënë roje një polic.

Por analisti Sejamini duke bërë një krahasim mes Mihal Kokëdhimës dhe Edi Ramës, shkruan se ata të dy të rrahin po i ngrite zërin. Sejamini shkruan se dallimi i vetëm është se Mihali të rreh vetë, ndërsa Rama të rreh me policë.

Mihali i Porto Palermos dhe Edi Rama i Kryeministrisë janë shumë të ngjashëm: Mihali vë çmime trefish për të zhvatur dhe kur ngre zërin dhe kundërshton të rreh; Edi Rama vë çmime trefish për të zhvatur tek unaza dhe kur ngre zërin dhe kundërshton të rreh.

I vetmi ndryshim është se Mihali të rreh vetë, kurse Rama të rreh me policë, të cilët i paguajmë po ne.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.