MI-HAL! “TI NUK JE SHQIPTARI (MIKPRITËS) QË U ËSHTË PREMTUAR TURISTËVE”

Reagim nga Koalicioni 🇦🇱Për Shqipërinë🇦🇱 për t’ju kujtuar Platformën e vet për Shpëtimin e Shqipërisë nga Axhenda Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!

Ky slogan në fakt është në thelb fryma e paketës ligjore ndëshkuese që do të miratojë dhe zbatojë Koalicioni 🇦🇱Për Shqipërinë🇦🇱 ndaj çdo individi, subjekti përfshi edhe institucionet e pushtetit vendor, në secilën hallkë të zinxhirit të shërbimit turistik!

Për të përmirësuar turizmin dhe rritur pasurinë e shqiptarëve nëpërmjet zinxhirit të shërbimeve turistike ka shumë nevoja por një ndër to është edhe ardhja e sa më shumë turistëve të huaj!

Çdo guidë dhe agjenci turistike që sjell turistë në Shqipëri e di shumë mirë se pika më e fortë e marketingut që përcjellin turistët që vizitojnë Shqipërinë, tek turistët potencialë që mund të vijnë, është pikërisht ndjesia pozitive e “mikpritjes shqiptare”.

Mikpritja si themel tradicional i zhvillimit potencial të turizmit shqiptar, përfshin jo vetëm sjelljen e mirë por edhe shërbimin pa hile dhe me standarde që nga cilësia e ushqimit pa hile origjine dhe çmimin e afishuar e deri te cilësia e akomodimit!

Kush do shkeli si sjelljen e një mikpritjeje model, kush do bëjë hile për t’i zhvatur dhe mashtruar, kush do lërë gjurmë të këqija në imazhin e Shqipërisë Turistike, do të identifikohet, vlerësohet dhe në rast konstatimi të përgjegjësisë do të merren dhe masat përkatëse!

Masat duhet të jenë shkallë shkallë dhe proporcionale në varësi të dëmit si masa administrative (gjoba), fiskale (përjashtime nga avantazhet fiskale që do të aplikohen ndaj subjekteve turistike), por edhe përjashtime nga zinxhiri i shërbimeve e deri në pezullim apo mbyllje të biznesit! Mashtrimi apo vjedhja ndaj turistëve në çmime me qëllime përfitimi abuziv do të ndëshkohet edhe penalisht pavarësisht për shifrat minimale në përfitim sepse dëmi që i shkakton gjithë tregut turistik një mashtrues i vogël për një shifër fare të vogël, është shumë i madh pasi ndikon te imazhi turistik e për pasojë të rënies së numrit të turistëve!

Mihali i Qeparoit na kujtoi fort se sa rëndësi ka mikpritja dhe sa rëndë dëmtohet ajo nga psikopatë apo mashtrues dhe hajdutë të vegjël! Dëmi i një rasti përfshin një dëm masiv në një zinxhir të tërë biznesi dhe kjo do të jetë në kurriz të fajtorit “të vogël”.

Mihali ka dëmtuar jo vetëm biznesin e tij por gjithë zinxhirin turistik! Dëmi nuk matet me disa qindra apo mijëra dollarë por shumë më tepër! Psh, një situatë hipotetike, nëse kjo do të ndodhte po të ishte në pushtet Koalicioni 🇦🇱Për Shqipërinë🇦🇱, Mihali, përveçse do t’i mbyllej biznesi, do të mbante përgjegjësi edhe financiare ndaj pasojave në gjithë zinxhirin turistik të Shqipërisë! Dhe për t’a paguar atë dëm (që koston e kishte më pas 100 dollarë) do t’i duhej të shiste biznesin që të paguante dëmshpërblimin! Ato paratë që do t’i merreshin Mihalit do të përdoreshin ekskluzivisht vetëm për marketimin e turizmit shqiptar! Por nga ana tjetër lind pyetja, a do të guxonte Mihali po të ekzistonte ky model qeverisje dhe ky format ligjor ndëshkimi? Dyshojmë se ai do të guxonte të bënte kaskaderin si personazh filmash horror mbi makina turistësh të huaj! Sepse do të mendonte që do të humbiste njëqind mijë euro për shkak në disa dhjetëra eurove! Pra ka shumë gjasë që ajo skenë nuk do të kishte ndodhur dhe ai do ta kishte zgjidhur me mirëkuptim dhe dashamirësi konfliktin në çast apo në rrugë ligjore, me policë apo gjykatës!

Pra Politika e Koalicionit 🇦🇱Për Shqipërinë🇦🇱 redukton abuzimin dhe parandalon aktet skandaloze jo vetëm aq të ekzagjeruara sa çmenduria e Mihalit por ato më të voglat fare pasi për pasojat do të mbahet përgjegjësi!

Shqipëria ka një traditë të mirë dhe shembullore që është “Mikpritja Shqiptare” e cila po të dimë t’a komercializojmë shton pasurinë dhe mirëqenien e shqiptarëve!

100 euro që harxhon një turist spanjoll apo gjerman nuk janë si 100 euro që harxhon një turist shqiptar! 100 eurot e shqiptarit qarkullojnë brenda rezervuarit të parasë së shqiptarëve mes njëri tjetrit! 100 eurot e spanjollit apo gjermanit i shtohen totalit të rezervuarit përkatës! Shqipëria mund të shtojë GDP dhe pasurinë e shqiptarëve me një ndër 3 shtyllat e rritjes së pasurisë së shqiptarëve! Pika e fortë që të vijnë paratë e turistëve të huaj është mikpritja!

Ndaj dhe slogani:
“TI NUK JE SHQIPTARI (MIKPRITËS) QË U ËSHTË PREMTUAR TURISTËVE”
që i drejtohet subjekteve apo individëve që abuzojnë me interesin publik të imazhit të Shqipërisë Turistike do të jetë një paketë e plotë që do ndikojë direkt në rritjen e pasurisë së shqiptarëve dhe mirëqenies së tyre pasi zinxhiri i shërbimit turistik ngop me euro dhe dollarë shtesë me dhjetëra hallka individësh dhe biznesesh!

Natyrisht kjo nuk është një paketë që zgjidh dhjetëra hallet madhore që kanë katandisur turizmin shqiptar në këtë derexhe, por është shembull se si Koalicioni 🇦🇱Për Shqipërinë🇦🇱 ka një Platformë të qartë me shumë detaje (ky që paraqitëm është njëri ndër dhjetëra detajet e mënyrës së zhvillimit turistik) dhe tregon se si shpëton Shqipëria nga Axhenda Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë por edhe se si Shqipëria mund të bëhet nga shqiptarët, por arsyeja pse nuk është bërë por po fundoset çdo vit e më shumë është sepse siç e ka thënë dhe Konica:
“Populli shqiptar ka disa veti shumë të mira…por një bandë maskarenjsh, ryshfetçinjsh, hafijesh dhe dallaveraxhinjsh kanë zënë të gjitha pozitat kyçe në politikën e vendit dhe është fare e pamundur t’i shkulësh.”

Puna është t’i shkulim dhe Koalicioni 🇦🇱Për Shqipërinë🇦🇱 ka një plan të qartë edhe si t’i shkulim por edhe si populli shqiptar të marrë në dorë vetë fatet e tij!!!

🇦🇱#PerShqiperine🇦🇱

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.