META PRESIDENT

Nga Jani Malo

Nuk ka qenë aspak e lehtë mbijetesa e Ilir Metës në politikën shqiptare të 30 viteve të fundit. E them këtë sepse unë besoj te politika. U besoj verbërisht politikanëve. Ata, me sensin e hollë të autoironisë që i karakterizon, e kanë vetëquajtur racën e tyre më të pistën, të mbushur me hajdutë, me mashtrues, me gënjeshtarë, me kurvarë, me trafikantë dhe deri me kriminelë e vrasës.
Nëse kjo është e vërtetë, çmund të bënte i vetëm një Ilir, qoftë ky edhe i pastër si floriri? Do të qe njëlloj sikur të kërkonim bukë gruri nga një thes me egjër, vetëm se aty paskësh patur një kokër të pastër gruri.
Prandaj vetëm një mosmirënjohës e bën me faj Ilir Metën, pse ky vend është ky që është.
Unë për vete dua të besoj se Ilir Meta nuk është vetëm presidenti që duam, nuk është vetëm presidenti që duhet, por është shumë më tepër: është presidenti që meritojmë.
Sepse ai nuk është thjesht një njeri I zoti, është frymë.
Ilir Meta është fryma që prej kohësh po përshkon e po mbush mushkritë e Shqipërisë.
Dhe kjo nuk është pak.
Të përhapësh frymë je hero. Por t’i bësh të tjerët që frymën tënde ta bëjnë edhe frymën e tyre je më shumë se hero.
Është punë e pastër mbinjeriu.
Prandaj është një çudi e pabesueshme që një floriri të tillë si Ilir Meta iu deshën gati 30 vjet që shqiptarët t’i zbulojnë vlerat.
Kjo është e vërteta. Qoftë edhe e hidhur.
Kujt nuk i pëlqen le të pëlcasë.
Të tjerët në paçin pak cipë le ta lënë hundën zbuluar dhe t’i gëzohen jetës së lumtur në moçal.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.