Meta dhe Rama shtrëngojnë duart në Kosovë-VIDEO

Edhe pse në Tiranë situata është mjaft e tensionuar mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama, dy liderët e pranishëm në ceremoninë e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin.

Siç shihet dhe nga pamjet, Presidenti Meta ka qenë duke diskutuar me Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, ndërkohë që Rama ka mbërritur për t’u ulur sipas protokollit dhe për të ndjekur fjalimet gjatë ceremonisë.

 

Ata kanë shtrënguar duart për një çast, ndërkohë që Meta ka takuar ambasadorin tonë në Kosovë, Qemal Minxhozin.

Meta dhe Rama nuk kanë qëndruar ulur afër njëri-tjetrit, por mes tyre ka qenë i pranishëm, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.

Rama-Meta-shtrengimi1Rama-Meta-shtrengimi11

1rama-metameta clintonmeta+clinton

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.