Më ke mua e dashur…!

10 years  challenge

Do të jem mu aty afër teje sa herë që ti do kesh nevojë. Por ndoshta do jem si një mendim i largët ose edhe një kujtim i venitur. Gjithsesi kurrë nuk do të jem aq larg sa ti të mos e ndjesh praninë time. Sa unë të bëj mungesa e të mos jem aty të kundroj edhe pikën e fundit  të çdo  emocioni në sytë e tu, që ti nuk ja tregon askujt. Se mund te shfaqem  aty ,sy për sy pranë heshtjeve sfilitëse dhe patjetër  do gjesh gjithmonë përgjigjet që të kanë munguar.Do të më kesh një përqafim kur vetmia të të pushtojë. Do të jem një dritë e lehtë kur errësira të të frikësojë. Edhe si  një gabim mund të fanitem, një nga ato të cilat rregullohen, por dhe që mëson diçka. Do të jem një foto apo autofoto,  apo një letër e pashkruar.. Muzika e shpirtit që dëgjon e vetmuar mëngjeseve të thella.  Apo pse jo frazë e pathënë, lëre pastaj sikur të jem buzeqeshje e padhënë.

Privilegj të të zbraz nga retina atë lotin e fshehur. Do jem ai mendim që të përkëdhel mendjen, që ti do ta largosh, por të mbetet i bllokuar në zemër. Do jem një nyje në grykë, që mbetet aty me të gjitha pendimet që arsyeja nuk lejon. Do jem një oqean, në të cilën derdhen dëshirat e parealizuara… Por përsëri nuk  dorëzohem, do vazhdoj të mësoj të shndrit me shpresë. Do të mësoj duke ndenjur aty, e duke e kultivuar ditë pas dite Do të jem aty, gjithmonë aty sa herë të kesh nevojë… E nëse nuk do dish se ku të më gjesh përkëdhelmë të paktën në një ëndërr. Me siguri Do të jem Aty! P.s. (Vetëm për Jonën)

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.