MBI SKANDALIN E BABALES SË LULIT DHE SALIANJIT DHE AMATORIZMIN E PD

Nga Avokati Altin Goxhaj


Unë jam i sigurtë që përgjimi i parë është i vllait të Xhafajt por pyetja është se pse një skandal që duhet ta prodhojë media dhe ta përdor Opozita duhet ta prodhojë Opozita që ta përdor media dhe të përfundojmë në këtë derexhe duke e kaluar topin në fushën tonë kur ishte tek fusha e vllait të trafikantit në kërkim në Itali që në Shqipëri është Ministër i Brendshëm?

A kishte kauzë më të fortë PD me një vlla ministri të brendshëm të dënuar në mungesë në Itali për trafik ndërkombëtar droge?

Loading...

Kjo lojë në avantazh të Opozitës në fillim pse duhej të shk.. në këtë farë derexheje nga Luli me dylberin e tij dhe të Qilit Salianji?

Përse Qeveria duhet të mbushë botën me dokumenta dhe trasnkripte që PD është kthyer në laborator përgjimesh dhe sajesash kur botës i mjaftonte një Raport i PDsë që vllai i Ministrit të Brendshëm ishte trafikant droge i dënuar në mungesë në Itali dhe i mbrojtur në Shqipëri??? Dorëzimi i vllait të Ministrit në Itali nga vetë Ministri duke debatuar për vërtetësinë e përgjimeve a e zbehu skandalin që trafikanti i dënuar mbrohej nga vllai Ministër i Brendshëm?

Përse PD një skandal si ai i vllait të ministrit të brendshëm të dënuar për trafik droge në Itali duhet të mbetej në dorë të një rrëmbythje të dënuar për trafiik droge si Babalja?

Përse PD nuk ja la medias ta denonconte skandalin dhe ta përdorte si referencë por duhej të përfshihej vetë në “përgjime inkriminimi të provokuara” (juristët e kuptojnë gabimin) dhe kshu ta kalonte Xhafën dhe Edin nga mbrojtja në sulm???

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.