Maxhoranca pritet të rrëzojë sot dekretin e Metës

Maxhoranca pritet të rrëzojë sot në Parlament ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Presidenti Meta e ktheu në Parlament ligjin e miratuar nga shumica, duke e arsyetuar me uljen e barrës fiskale për lojërat e fatit, duke kujtuar se në këtë mënyrë do të stimulohej më shumë kjo industri. Ndryshe nga ky arsyetim i Presidentit në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend, ministri Arben Ahmetaj sqaroi se ligji nuk ndryshon tatimin mbi fitimin për kompanitë e basteve, por rrit taksimin për Lotarinë Kombëtare, duke e çuar nga 10 në 15%.

 

 

“Unë besoj që ata që kanë këshilluar Presidentin, e kanë këshilluar gabim. Ligji rrit ngarkesën fiskale për atë kompani që ishte përjashtuar nga taksimi prej 15%”, deklaroi Ahmetaj. Gjithashtu, sot në Parlament maxhoranca do të miratojë ndryshimin “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”.

Loading...

Qeveria ka vendosur që të dëmshpërblejë në mënyrë të plotë të gjithë ish-të përndjekurit që janë ende gjallë dhe të përjashtojë disa kategori nga dëmshpërblimet.

“Nëpërmjet këstit të nëntë, ne do të mbyllim gjithë pjesën e kategorisë parësore, pra, ata që kanë vuajtur drejtpërsëdrejti dënimin. Në 4 vjet janë shpërndarë 7.9 mld, që nga 2014 deri në 2018 në 4 vite janë shpërndarë 9.1 mld”, ka sqaruar Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.