Masakra në xhami/ Shkon në 49 numri i viktimave, sulmi u transmetua live. Në sfond kënga për “kasapin e Bosnjes” (VIDEOT)

Një australian 28-vjeçar eshte autor i masakres ne dy xhami në Zelandën e Re, duke lene te pakten 49 viktima.

 

Mediat e huaja raportojne se dëshmitarët thane se dëgjua 50 të shtëna nga armët e tij, duke përfshirë një armë gjahu gjysmë-automatike dhe një pushkë. Sulmi ndodhi në xhaminë Al Noor në Christchurch.

Vrasësi – i cili e identifikoi veten në Twitter si Brenton Tarrant nga Grafton, nuk ngurroi te transmetonte gjithcka live. Sulmi ndodhi ne kohen e lutjeve te se premtes.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka thënë se 49 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e dy sulmeve terroriste në dy xhami në qytetin, Kristçërç.

Ajo e ka përshkruar këtë ngjarje si sulm terrorist dhe një nga “ditët më të rënda” për këtë vend.

Policia ka konfirmuar se një burrë është akuzuar për vrasje dhe do të paraqitet para gjykatës mëngjesin e së shtunës. Autoritetet kanë ndaluar edhe dy burra të tjerë dhe një grua, afër zonës ku janë konfiskuar armët e zjarrit, ka thënë komisionari policor, Mike Bush.

Një video e parë nga Daily Mail Australia duket autori duke qëlluar në dhjetera njerëz ndërsa përpiqen të ikin. Një pjesë e sulmit është transmetuar direkt në rrjete sociale, në profilin e njërit nga sulmuesit.

Ne video dëgjohen tinguj të një kënge serbe, e cila i ben himn ‘kasapit te Bosnjës’, të dënuarin për krime lufte Radovan Karaxhic.

Policia në Zelandë të Re i ka bërë thirrje publikut që të mos shpërndarjë këto pamje “jashtëzakonisht shqetësuese”.

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacnda Ardern tha se nuk ishin në listat e dyshuara per terrorizem.

Njëri prej tyre u arrestua ndërsa kishte veshur një jelek vetëvrasës, ndërsa nje tjeter me uniforme ushtarake u arrestua jashtë shkollës së mesme Papanui.

Nga bilanci i pare u tha se 30 vetë u vranë në xhaminë Al Nur. Të tjerët vdiqën në xhaminë e Linwood Avenue, tre prej të cilave ishin jashtë xhamisë.

Dhe 20 të tjerë u raportuan si të plagosur rëndë në dhomën e urgjencës të Spitalit të Christchurch.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë se një nga të arrestuarit është qytetar australian.

Ai e ka përshkruar të dyshuarin e sulmit si “terrorist të dhunshëm të ekstremit të djathtë”.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.