MASAKRA NË SRI LANKA, ARRESTOHEN 7 PERSONA, DYSHOHET SE JANË EKSTREMISTË FETARË

Policia ka arrestuar 7 persona si autorë të dyshuar për sulmin terrorist në Sri Lanka, në kisha dhe hotele luksoze, ku u vranë të paktën 190 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Ministri i mbrojtjes i Sri Lanka, Ruwan Wijewardena konfirmoi arrestimet, sipas Associated Press.

Tetë shpërthime, që mendohet se kanë patur shënjestër besimtarët dhe turistët, ndodhën sot, ndërsa lufta e përgjakshme civile e vendit të Azisë Jugore përfundoi një dekadë më parë.

Numri i të vdekurve pritet të rritet, për shkak të numrit të madh të personave të plagosur.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, por ministri i brendshëm, tha se sulmuesit janë identifikuar dhe ata janë ekstremistë fetarë.

Fillimisht Shri Lanka u godit nga gjashtë shpërthime, tri prej të cilave ndodhën në kisha dhe tri të tjera në hotele luksoze. Më vonë ndodhën edhe dy shpërthime tjera, duke e çuar në tetë numrin e përgjithshëm të shpërthimeve.

Të paktën 27 të huaj besohet të jenë ndër të vdekurit.

hhhahaa.jpg

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.