Marko Caka në një film me Jennifer Lopez

- Kultura, Lifestyle, Showbiz
0

Marko Caka është një ndër aktorët më të suksesshëm shqiptar në industrinë e filmit. Aktori ka luajtur në shumë filma që kanë fituar edhe çmimin Oscar dhe sërish do ta shohim në një projekt të ri të Hollywood-it. Së fundmi aktori ka zbuluar përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook se është angazhuar në një film. Ai do të jetë pjesë e filmit të zhanrit komedi të titulluar, “Second Act” dhe xhirimet e të cilit tashmë kanë filluar. Në këtë film do të paraqiten edhe disa yje botërore e ndër to edhe këngëtaren famshme Jennifer Lopez. “JLo, luan rolin e Maya’s një menaxhere e një supermarketit. Unë jam në skenat e xhirimeve me pjesëtarët e familjes ku ajo shfaqet me prezantimin e produkteve të kompanisë, por që, rrëfen të vërtetën e historisë së jetës së sa”, ka thënë Marko. Kjo komedi është prodhim i STX Production dhe do të dalë në vitin 2018.

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *