Manjani Rama me logjikën Zero,kush takon rusë me para dhe kush duhet të shkojë në burg, për gojëdhëna!

Ish-ministri i Drejtëisë, Ylli Manjani, ka reaguar nëpërmjet një Twitter-in për këmbënguljen e mbrëmshme të kryeministrit Edi Rama në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, për ta përfshirë kreun e opozitë Lulzim Basha, në një skenar spiunazhi me rusët. Sipas Manjanit logjika e kryeministrit në gjithë këtë histori është zero dhe kjo sipas tij, vjen si pasojë e “efekteve anësore”.

“Ai (Rama) paska takuar rusë me para…kurse opozita duhet të shkojë në burg vetëm për gojëdhëna rusësh…Medet:, shkruan mes të tjerash me ironi Manjani.

Statusi i plotë i Ylli Manjanit në Twitter

Ai paska takuar Rusë me para, se është Kryeministër e merr vendime! Opozita, që nuk merr vendime, duhet të shkojë në burg vetëm për gojëdhëna Rusësh! Llogjika 0. Stinë e vështirë pranvera. Efektet anësore janë bezdisëse… Meded halli kush qeveris!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.